Flash

Emiliano Sala, zbulohet mesazhi zanor i dërguar mikut: "Nuk dua të shkoj në Cardiff"

Lapsi.al 23 May 2019
Emiliano Sala, zbulohet mesazhi zanor i dërguar mikut: "Nuk dua

Katër muaj nga humbja tragjike, zbulohet një prapaskenë e papritur mbi Emiliano Sala. Në 6 janar 2019, sulmuesi argjentinas kishte komunikuar përmes ËhatsApp me një mikun e tij. "Duan të më shesin. Sot erdhi oferta e Cardiff – dëgjohet në audio - Kanë negociuar për të fituar para, duan që të iki patjetër. Është e vërtetë që më ofrojnë një kontratë të mirë, por në nivel projekti sportiv nuk është interesant për mua".

Sala dëshironte të qendronte tek Nantes e nuk ishte i tërhequr nga projekti i Cardiff, në luftë të plotë për të mos u rrëzuar në Premier League. "Mbrëmjen e kaluar i dërgova një mesazh Meissa (agjentit të tij) e më morri në telefon disa orë më vonë. Franck Kita (drejtues i Nantes e djali i presidentit Ëaldemard) i ka dërguar një mesazh, duan të më shesin. Sot erdhi oferta e Cardiff – dëgjohet në audio - Kanë negociuar për të fituar para, duan që të iki patjetër. Është e vërtetë që më ofrojnë një kontratë të mirë, por në nivel projekti sportiv nuk është interesant për mua. Nuk më tremb që të shkoj e të luftoj, por Meissa duhet të më gjejë dicka më të mirë. Meissa i ka thënë jo Cardiff sepse mendon se meritoj më shumë".

Një tratativë që e ka nervzuar sulmuesin e pafat, në thyerje të mardhënieve me drejtuesit. "Nuk dua të shkoj të flas me Kita personalisht. Nuk është një person që më pëlqen. I ofruan shumë para dhe do të më shesë – shfryn Sala tek miku i tij -. As nuk më pyeti, i interesojnë vetëm paratë. Askujt nuk i bëhet vonë cfarë dua unë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI