Flash

"Makinën? Jo, duam çantën dhe orën": Grabitet në rrugë mamaja e Zaniolo

Lapsi.al 23 May 2019
"Makinën? Jo, duam çantën dhe orën": Grabitet

Një episod i dytë i shëmtuar brenda një muaj e gjysëm për Francesca Costa, të ëmën e Nicolò Zaniolo. Pas vjedhjes së automobilit në prill, vjen tashmë një grabitje në rrugë në Roma, ashtu si e tregon vetë mesfushori verdhekuq në Instagram: "Mamaja ime për herë të dytë falenderon ata që morrën lejen të marrin dicka që nuk iu përket. Shumë e lehtë të shohësh një grua vetëm, të kërcënosh e grabisësh gjërat e saj. Pastaj mos u ankoni..."

Fraza e fundit duket si një kërcënim i lojtarit, që është gjithnjë e më tepër në qendër të merkatos. Me Interesimin e Juventus dhe jo vetëm për talentin verdhekuq, këto episode duket se janë shtysa finale që Zaniolo të largohet nga Roma.

Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes, dy persona me një motor scooter (e kaskë në kokë) i janë afruar 42 vjecares, e kanë kërcënuar për ti grabitur më pas cantën dhe orën. Costa nuk ka bërë rezistencë, duke i dorëzuar edhe celësat e makinës, që grabitësit nuk i morën, për tu kthyer në shtëpi e tronditur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI