Flash

"Kush është ai j...?". Spoti i Harden kthehet në çështje sociale

Lapsi.al 23 May 2019
"Kush është ai j...?". Spoti i Harden kthehet në

Dukej një fushatë publicitare e zakonshme. E ndërkohë është kthyer në një debat mes racistëve e jo. Protagonisti padëshirë është James Harden, ylli i Houston Rockets e lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Nba e në garë për të qenë më i mirë edhe në këtë edicion. Një që në 2018-19 ka fituar 30,4 milionë dollarë, i dhjeti më i paguar mes yjeve të baskettbollit më të famshëm në botë. Mjekra e tij ikonike e ka bërë një nga basketbollistët më të njohur, nga Houston deri në Kina. Është lojtari më i famshëm nën kontratë me Adidas, motiv për të cilin kompania gjermane e ka zgjedhur për fushatën promovuese të uljeve në 70 vjetorin e aktivitetit. Imazhi i zgjedhur është Harden me fytyrë të egërsuar që tregon tutën e sponsorit të tij.

Vetëm se në Facebook ky imazh është kthyer në cështje. "E ty kush të ka nxjerrë nga kafazi?" është komenti më xhentil. Sepse tonet kaluan nga "sigurisht që është i shëmtuar..." tek "E kanë përdorur vetëm se është me ngjyrë" për të përfunduar në fyerje të rënda dhe referime negative për emigrantët e qendrave pritëse. Në mbrojtje të Harden janë vendosur të apasionuarit pas basketbollit, por postimi është kthyer menjëherë në një debat politik.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI