Flash

"U arratisa nga lufta e i thashë jo Francës": rrëfehet boshnjaku Pjanic

Lapsi.al 23 May 2019
"U arratisa nga lufta e i thashë jo Francës": rrëfehet

Miralem Pjanic është nga ata që pëlqejnë më shumë të flasin në fushë, por ka raste kur e shkuara kujtohet, përpara se të fiksohet e ardhmja. "Kur isha i vogël u arratisa nga Bosnja për shkak të luftës e u transferova në Luksemburg. Topi ishte nga ato pak gjëra që babi mund të më blinte e zbavitesha me të. Futbolli u bë një objektiv konkret kur kuptova që isha pak më i mirë se të tjerët. Nga 9-10 vjec nisën të më kontaktonin klube të rëndësishme e shkova në Francë pa prindërit. Nga vendi ku flija shihja stadiumin ku luante skuadra e parë e ëndërra ime ishte të luaja aty. E realizova në moshën 17 vjecare. Pasionin ma transmetoi im atë: kthehej nga puna e shkonte të luante futboll e meqë ime më punonte më merrte me vete. Kështu lindi dashuria për sportin".

Mesfushori i Juventus, i konsideruar një ndër më të talentuarit në Europë, ka treguar edhe kohën kur dashuria për vendlindjen e bëri të refuzonte kombëtaren, që sot do ta kishte shpallur kampion bote. “Të zgjidhja të luaja për Francën do të ishte më mirë nga pikëpamja futbollistike, por Bosnja ishte ëndërra ime, kështu në moshën 18 vjecare i thashë jo trajnerit francez Domenech. U dashurova me Bosnjën falë pasionit të njerëzve e vendosa se doja ta coja sa më lart të mundesha”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI