Flash

Dybala e ka me Allegri: "Qendroj tek Juventus, shpresoj me një trajner që të fitojmë gjithcka"

Lapsi.al 24 May 2019
Dybala e ka me Allegri: "Qendroj tek Juventus, shpresoj me një trajner

"E ardhmja? Vëllai im ka folur për veten e tij, unë kam folur me shoqërinë. E dinë cfarë dua, Paratici e di që dua të luaj me Juventus. Pastaj nuk varet vetëm nga unë, klubi do të bëjë zgjedhjet e tij edhe në bazë të trajnerit të ri". Kështu Paulo Dybala, pozicionohet qartë, me një deklaratë dashurie për ngjyrat bardhezi: "Inter? Unë kam shumë respekt për këtë fanellë e këta tifozë, flas vetëm për Juventus sepse më duket mungesë respekti të bëj ndryshe".

Goditja është plotësisht e deidkuar për Max Allegri, teknik me të cilin ka përjetuar një vit të fundit problematik: "Të gjithë e kemi përshëndetur dhe falenderuar Allegri për atë që ka bërë për ne, ka qenë i vetmi trajner që kam patur këtu e i uroj më të mirë. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë, e kërkon shoqëria e kërkojnë shokët e skuadrës. Eshtë e qartë pastaj që të gjithë tifozët duan të shohin një futboll të bukur e ka shumë trajnerë të aftë ta bëjnë. Do ti takojë shoqërisë të zgjedhë, shpresojmë të jetë një i zoti i aftë të na bëjë të fitojmë gjithcka".

Të qendrojë tek Juve do të thotë të vazhdojë të luajë me Cristiano Ronaldo: "Ishte një eksperiencë e bukur të luaje me të, kam fatin të luaj me dy fenomenët më të rëndësishëm dhe është e vështirë ta shpjegoj", përfundoi Joja, duke u referuar qartë për Lionel Messi, shok skuadre me të tek Argjentina.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI