Flash

Konferenca e parë për shtyp e Messi pas katër sezonesh: "Liverpool njollë që nuk hiqet"

Lapsi.al 24 May 2019
Konferenca e parë për shtyp e Messi pas katër sezonesh:

Të fitojë Kupën e Mbretit për të arritur "doblete" e 9 të Barcellona e për të fshirë, të paktën pjesërisht, njollën sezonale të figurës së shëmtuar që bënë në Anfield. Lionel Messi është gati por mbrëmja e tmerrshme e Liverpool në Champions League është akoma një plagë shumë e freskët: "Ishte një goditje e rëndë, ajo në Anfield mbetet një njollë. Pas Romës e dinim se nuk duhet të ndodhte sërisht, por në fakt ndodhi. Pati vetëm një skuadër në fushë e ajo na shkeli me këmbë".

Messi, gati i ri në një konferencë për shtyp, mungonte prj katër sezonesh, nuk ka kërkuar justifikime: "Valverde sigurisht që ka patur përgjegjësi në atë katrahurë, por e sigurtë që ne lojtarët kishim më shumë. Ishte dicka e tmerrshme që nuk duhet ta lejonim, shkatërruam punën e trajnerit të gjithë sezonit. Nuk mund ti lejojmë vetes të garojmë kështu, luhej finalja e Champions...".

Kundër Valencia, në Sevilla, Barça mund të fitojë trofeun e pestë radhazi të Kupës së Mbretit: "Sido të shkojë ky sezon, mbetet i njollosur nga ndeshja e Liverpool, ekzaktësisht si vitin e kaluar me Romën. Vetëm se kjo njollë është më e madhe sepse vjen pas të parës e nuk ishim të aftë ta evitonim. Dështuam - përfundoi Messi -, por përtej kësaj sezoni im i parë si kapiten ishte i mirë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI