Flash

Largimi në lot i Theresa May: Kompromisi nuk është një fjalë e pistë

Lapsi.al 24 May 2019
Largimi në lot i Theresa May: Kompromisi nuk është një

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May nuk i mbajti dot lotët kur lajmëroi përpara mediave se në 7 qershor do të largohej nga kjo detyrë. Ajo nuk ia doli dot të bindë deputetët të të votonin marrëveshjen për daljen nga BE që ajo dorëzoi në parlament. Duke mos ia dalë të gjejë një marrëveshje ajo ia la këtë detyrë një kryeministri të ri pas qëndrimit për gati 3 vjet në këtë detyrë.

Fjalimi i kryeministres britanike ka bërë xhiron e medieve pasi në pak rreshta ajo përmblodhi të gjithë përpjekjen e saj. Lapsi.al sjell më poshtë fjalën e saj të plotë që ndoshta duhet të shërbejë edhe si leksion për politikën shqiptare.

“Bëra më të mirën për vendin që dua”

Nga Theresa May

Në 2016-ën i dhamë një zgjedhje popullit britanik. Kundër të gjitha parashikimeve, populli britanik votoi për ta lënë Bashkimin Europian. Jam e sigurt sot ashtu siç kam qenë 3 vjet më parë që në një demokraci nëse u jep njerëzve një zgjedhje, ke detyrën të përmbushësh atë që ata kanë vendosur.

Bëra më të mirën time për ta përmbushur këtë. Negociova termat e daljes sonë dhe një marrëdhënie të re me fqinjët tanë më të afërt që mbron vendet e punës, sigurinë tonë dhe Bashkimin tonë. Bëra gjithçka ishte e mundur për të bindur deputetët që ta mbështesnin këtë marrëveshje. Për fat të keq nuk ia dola dot.

E provova 3 herë. Besoj se është e drejtë që të këmbëngulësh edhe kur mundësitë për sukses nuk dukeshin të larta. Por tani e kam të qartë se është në interesin më të mirë të vendit që një kryeministër i ri duhet të udhëheqë këtë përpjekje.

Kështu sot po lajmëroj se do të jap dorëheqjen si kryetare e Partisë Konservatore dhe Unioniste të premten e 7 qershorit në mënyrë që të zgjidhet një pasardhës...

Është dhe do të mbetet gjithmonë një keqardhje e thellë për mua që nuk isha e aftë të përmbyllja BREXIT. Do t’i takojë pasardhësit tim që të gjejë një mënyrë për të nderuar rezultatin e referendumit. Për të pasur sukses, ai ose ajo, duhet të gjejë një mbështetje në parlament, ku unë nuk kam.

Një konsensus i ngjashëm mund të arrihet vetëm nëse me ata që janë në të gjitha anët e debatit janë të gatshëm të bëjnë kompromis. Për vite me radhë, humanitari i madh, Sër Nicholas Winton, që ka shpëtuar jetët e qindra fëmijëve duke organizuar evakuimin e tyre nga Çekosllovakia e pushtuar nga nazistët, nëpërmjet Kindertransport, ishte mbështetësi im në Maidenhead.

Në një tjetër moment të polemikave politike, pak vite para se ai të ndahej nga jeta, më morri nga ato anë dhe më dha një këshillë. Më tha: “Mos harro kurrë që kompromisi, nuk është një fjalë e pistë. Jeta është e varur nga kompromiset”.

Ai kishte të drejtë.

Ndërsa ne sforcohemi të gjejmë kompromisin që kemi nevojë në politikën tonë, nëse duhet të deklarojmë BREXIT, apo të vendosim qeverinë e decentralizuar në Irlandën e Veriut, duhet të kujtojmë çfarë na solli këtu.

Sepse referendumi nuk ishte vetëm një ftesë për të lënë BE-në, por kërkesë për një ndryshim të thellë në vendin tonë. Një thirrje për të bërë Britaninë e Madhe një që vend që funksion vërtet dhe për të gjithë. Jam krenare për progresin që kemi arritur në 3 vite...

Politika jonë mund të jetë nën presion, por ka kaq shumë gjëra që shkojnë mirë në vendin tonë. Ka kaq shumë gjëra për të qenë krenarë. Ka kaq shumë për të qenë optimistë. Së shpejti do ta lë këtë detyrë që ishte nderi i jetës sime që e pata në dorë, gruaja e dytë kryeministre, por sigurisht jo e fundit.

E bëj këtë pa asnjë keqdashje, por me një mirënjohje të madhe dhe të përhershme që pata mundësinë t’i shërbej vendit që e dua. ©Përshtati LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI