Flash

"Panucci? Tani ndihemi të lirë...": Migjen Basha promovon Edy Reja, por jo për anën taktike...

Lapsi.al 24 May 2019
"Panucci? Tani ndihemi të lirë...": Migjen Basha promovon

Seleksioni i Edy Reja vazhdon përgatitjet nën drejtimin e teknikut të ri, por deri tani e gjitha është fizike, e ushtrime standarte, duke mos u përqendruar dot në situatat taktike, për motivin e qartë se skuadra është e reduktuar në 10 lojtarë. Kjo është edhe arsyeja pse mesfushori i Aris, Migjen Basha, eviton vlerësimin në këtë aspekt, në krahasimin e bërë me ish teknikun Christian Panucci, në konferencën për shtyp: "Sigurisht është më ekspert - thotë Basha -. Nuk e dimë ende për anën taktike. Duket qartë që raporti me lojtarët është më ndryshe. Pastaj për pjesët e tjera të shohim në javët e ardhshëm".

Natyrisht në kontaktet e para me Reja është kuptuar se shumë gjëra do të jenë ndryshe. Ka qenë pikërisht momenti për Bashën të vendosë piketat mbi atë çfarë e bëri Panuccin të padëshiruar në skuadër dhe të paaftë për të marrë rezultatet e duhura: "Ka qenë ndryshe me Panuçin, tani ndihemi më të lirë - ka treguar mesfushori, që ka vazhduar - Nuk është se po bëj fajtor Panuçin, por ai vendosi rregulla të rrepta. U munduam t’i respektonim. Nuk e di a ishin pozitive apo negative. Me Reja për momentin është ndryshe".

Në fund edhe një sqarim, më tepër batutë, pas spekulimeve se Partizani ishte i interesuar për mesfushorin e kombëtares: “Bëmë vetëm një foto me çunat e Partizanit. Nuk është asgjë e vërtetë. Kam 1 vit kontratë me Arisin. Klubi nuk më ka thënë që do largohem. Çdo lojtar ka qejf të luajë në Champions, por nuk mundem që unë të jem pjesë e Partizanit kur kam kontratë me Arisin".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI