Flash

Katastrofa Buffon: PSG humbet ndeshjen e fundit, por portieri humb kontratën

Lapsi.al 25 May 2019
Katastrofa Buffon: PSG humbet ndeshjen e fundit, por portieri humb

E mbyll me një humbje sezonin Paris Saint Germain, që e mbylli Ligue 1 me një disfatë 3-1 në fushën e Reims, ku protagonisti negativ ka qenë portieri 41 vjecar Gianluigi Buffon: italiani ka gabuar si në rastin e avantazhit të Baba në të 36', ashtu dhe në dyfishimin e Cafaro. Pikërisht në kohën kur përflitej rinovimi ose jo i ish-portierit të Juventus nën Kullën Eiffel, Buffon duket se i ka dhënë vetë zgjidhjen teknikut Tuchel, që kishte deklaruar se rotacioni i portierëve duhet të marrë fund, duke u shprehur në favor të Areola.

Psg mbyll kështu një kampionat të dominuar, me një humbje, e pesta në kampionat, ku janë regjistruar 29 fitore e katër barazime. Në Reims kampionët e Francës rrëzohen falë një përfaqësimi për tu harruar nga Buffon. Avantazhi i Reims fiksohet në të 36 kur Abdul Baba e kalon topin nën këmbët e Buffon. Ish-portieri i kombëtares italiane i komplikon më keq punët në të 56',kur Doumbia gjen të lirë Cafaro, por edhe pse e ka në duar trajektoren nuk shmang dot golin.

Psg kthehet në lojë me Mbappe në të 59' por kur kërkohej barazimi Reims shënon të tretin me një kundërsulm të finalizuar nga Chavarria, që kalon edhe portierin, përpara se të vulosë ndeshjen.

https://www.youtube.com/watch?v=-GBY6c1uDwM

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI