Flash

Real, rekord shpenzimesh: Hazard, Jovic, Pogba e një merkato prej 400 milionë euro

Lapsi.al 25 May 2019
Real, rekord shpenzimesh: Hazard, Jovic, Pogba e një merkato prej 400

Për Real Madrid është i paimagjinueshëm një tjetër sezon shkatërrimtar si ai i sapo mbyllur. Nisur keq me Lopetegui, vazhduar edhe më keq me Solari e mbyllur çalë-çalë edhe me rikthimin e Zidane. Kërkohen përforcime e madje edhe vetë trajneri ishte i qartë: "Nëse nuk vendos në merkato më mirë të iki". Por tani presidenti Florentino Perez duhet të bëjë llogaritë cfarë mund ti lejojë vetes në këtë sesion merkato. Rekordi i tij është në verën e 2009 me ardhjen e Cristiano Ronaldo, Benzema e Kakà: 254 milionë. Një shifër që këtë verë nuk do të mjaftojë për të marrë objektivat e fiksuar. Sipas llogarive duhet të vihen në dispozicion 300 deri në 400 milionë. Duken shumë, por Zidanë e konsideron minimumin e nuk ka ndërmend të heqë dorë.

Shpenzimet e kryera për momentin janë 95 milionë: 45 për sulmuesin brazilian Rodrigo i marrë nga Santos e 50 për mbrojtësin e qendrës Eder Militao, edhe ai brazilian, i marrë nga Porto. Jo zyrtarisht është blerë edhe sulmuesi serb Jovic nga Eintracht Frankfurt, për 60 milionë. Në këtë pikë arrihet kuota 155 e duhet blerë Eden Hazard. Chelsea kërkon 140 milionë, por Real është i sigurtë që zbret deri në 100, për ta rritur totalin e këtij blloku 255 milionë, 1 më shumë se rekordi. Por nuk ka mbaruar.

Zidane kërkon një mbrojtës të majtë, Ferland Mendy të Lyon, që vlerësohet 60 milionë nga klubi francez e 40 nga Florentino Perez. Një mesfushor pastaj është plotësisht i domosdoshëm për rithemelimin e merengues: zgjedhja e parë është Pogba, që vlen të paktën 120 milionë, e dyta është Eriksen që kushton vetëm 20 më pak.

Kështu me llogarinë e thjeshtë kalohet lehtësisht barriera e 400 milionëve, pa llogaritur ëndërrën për një sulmues super të kushtueshëm si Neymar e Mbappé, që vlerësohen mbi 200 milionë secili. Për ta përballuar Real duhet të nisë shitjet dhe nga ato të kushtueshmet. Florentino mendon të arkëtojë me Bale e Isco, por shitja e tyre nuk është e thjeshtë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI