Flash

Video/ Tirana e gjen shpëtimin në Laç: tani i duhet edhe një pikë në ndeshjen e fundit

Lapsi.al 26 May 2019
Video/ Tirana e gjen shpëtimin në Laç: tani i duhet edhe

Një pikë i mjaftonte Tiranës në transfertën me Lacin, për të siguruar mbijetesën, me Kastriotin që dihat nga prapa dhe nuk heq dorë deri në javën e fundit. Tirana bën edhe më mirë, shkon dhe fiton në Kurbin 1-3 me qetësi dhe penallti të humbura, por me sigurinë se tani ka nevojë vetëm një pikë në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit pëqr të qendruar në Superiore (përballjet direkte me Kastriotin e favorizojnë).

Bardheblutë humbën një tjetër penallte, e gjashtë këtë sezon, duke frikësuar Memën në pankinë për atë që mund të ndodhte, por atë që nuk bëri Kobina në minutën e 4, e rregulloi Greca pas dy minutash. Tirana kishte ndeshjen e jetës, natyrshëm, por edhe në ndeshjen e jetës nuk i la gabimet. Penallti në minutën e 16, por Lika i kthyer titullar në vend të Abibit, tregoi sa gabim e kishin bardheblutë gjithë këtë kohë, duke pritur penalltinë e Shtubinës.

Në minutën e 36 Kobina konfirmoi surpemacinë e kryeqytetasve, duke finalizuar assist të Ngo'o. Bardhezinjtë u futën në lojë, në të 61, me Shtubinën që korigjoi gabimin e penalltisë, ndonëse shkodrani e kupton se ajo nga 11 metra mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Kastrioti si për të mos patur asnjë peng në fund të kampionatit, krijon fitoren e tij në shtëpi përballë Teutës me dy gola në harkun e tre minutasve me Roger e Vatnikaj. Situata mund të ndërlikohej dhe Tirana e mori mesazhin, duke mbyllur sfidën në minutën e 83 me golin e Edon Hasanit.

Nuk shërbeu ngushtimi i diferencës nga Teuta, sepse krutanët qendrojnë dy pikë larg bardhebluve, që ndeshjen e fundit e luajnë në shtëpi me Flamurtarin, ndërsa Kastrioti duhet tia dalë me Kukësin. Nuk shërbeu as penalltia e humbur nga Ngo'o përvecse përkeqësoi një rekord absolut me 7 të humbura gjatë sezonit, por në fund me 44 pikë bardheblutë shohin dritë në fund të tunelit dhe mund të mendojnë për finalen e Kupës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI