Flash

"Inzaghi e di çfarë ndodhi me Tare": Lotito bën bllok për teknikun dhe Milinkovic-Savic

Lapsi.al 27 May 2019
"Inzaghi e di çfarë ndodhi me Tare": Lotito bën bllok

Claudio Lotito nuk ka ndërmend të lëshojë as Sergej Milinkovic-Savic, as Simone Inzaghi dhe nuk është hera e parë që presidenti i Lazio futet në krah të hekurt me Juventus për pjesët e çmuara të bardhekaltërve... "Milinkovic-Savic nuk është në shitje, ashtu si kam thënë edhe vitin e kaluar e pastaj faktet më dhanë të drejtë. Eshtë po aq e vërtetë edhe se nëse vjen një ofertë e rëndësishme jo vetëm për shoqërinë, por edhe futbollistin, do të ulemi rreth tavolinës për të biseduar", ka deklaruar presidenti i Lazio.

"Cila ofertë duhet të vijë për Milinkovic? Unë nuk flas për para, përse flisni gjithnjë për para? Unë si president nuk marr asnjë euro e nuk rimbursoj shpenzimet, kështu që sipas këtij mentaliteti unë nuk duhet të vlej fare?", ka shtuar ironikisht numri 1 i bardhekaltërve.

Shumë dyshime megjithatë lidhen me të ardhmen e teknikut Simone Inzaghi. "Ai ka një kontratë, nuk ka nevojë për tratativa. Nuk e kam cuar kurrë mendjen mbi faktin se Inzaghi mund të largohet. Edhe kur po skadonte kontrata e Igli Tare e rinovuam. Problemet më të rëndësishme në këtë moment janë organizimi i organikës dhe programimi, në bazë të prespektivave sportive të ardhshme. Nuk kam thënë kurrë që Inzaghi duhet të largohet, po flasim sepse programi ynë shtrihet në vitet e ardhshme dhe ai ka një vit kontratë, jo sepse do të largohet", ka shpjeguar.

Me fitoren në Kupën e Italisë, Lazio është konfirmuar si skuadra e vetme anti-Juve, edhe pse ndoshta jo në nivel performancash në kampionat, por në nivel trofesh. "Lazio, pas Juventus, është skuadra që ka fituar më shumë se të gjithë, gjatë administrimit tim. Ne kërkojmë ti shtojmë rezultateve sportive ato ekonomike. E dimë cilat ishin gabimet tona këtë sezon, duhet të mundohemi ti evitojmë të përsëriten në të ardhmen", përfundoi me krenari Lotito.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI