Flash

Pochettino, në një mendim me Juventus: "Pas finales për të ardhmen"

Lapsi.al 27 May 2019
Pochettino, në një mendim me Juventus: "Pas finales për

Nëse Fabio Paratici e ka shtyrë "pas finaleve" cdo lajmërim për trajnerin e ri të Juventus, Mauricio Pochettino, një nga kandidatët e pankinës bardhezi, ka bërë të njëjtën gjë për të ardhmen e tij. "Të mendosh për cështje personale në këtë moment është e sikletshme, e turpshme. Unë nuk jam kaq i rëndësishëm, ka gjëra më të mëdha para nesh. Të dhënat e merkatos janë vetëm të dhëna. Përqendrimi ynë është 200% tek finalja, e pas finales do të ketë kohë për të folur", ka thënë ai.

Kështu, asgjë e re në fjalët e Pochettino, që ka theksuar mendimin e tij edhe në konferencën për shtyp të Tottenham, disa ditë nga finalja e Champions League, në program të shtunën në mbrëmje në Madrid kundër Liverpool. Përpara më shumë se 200 gazetarëve, tekniku i Spurs ka dribluar cdo pyetje në lidhje me të ardhmen e tij. Por pa përjashtuar një largim të mundshëm nga klubi londinez. Emri i Pochettino ka qenë shumë herë i lidhur, bashkë me atë të Sarri, me pankinën e Juventus pas lamtumirës së Allegri.

Por tani është një Champions për tu fituar. "Mund të shkruajmë historinë, e ti dhurojmë tifozëve tanë e familjeve lumturinë më të madhe të mundshme në futboll. Në këtë moment jam shumë i lumtur, pesë vjet më parë firmosja kontratën time të parë me Tottenham. E pas pak ditësh do të luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme që ekzistojnë, vetëm finalja e Kupës së Botës është më e rëndësishme".

Në dy përballjet e fundit kundër Reds në Premier League, Tottenham ka humbur gjithnjë, por Pochettino nuk duket i shqetësuar, edhe sepse në Ëanda Metropolitan mund ti besojë edhe Harry Kane. "Nuk do të jetë Pochettino kundër Klopp, ose një betejë taktike, por do të fitojnë emocionet. Nuk përgatiten finalet duke menduar për të shkuarën, e nuk do të ndryshojmë shumë në krahasim me menyrën tonë të të luajturit. Për sa më takon do të mundohem të zgjedh 11 më të mirët si titullarë", përfundoi tekniku i Spurs.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI