Flash

Komenti/ A mund të tërhiqet Edi Rama në emër të integrimit në BE

Lapsi.al 29 May 2019
Komenti/ A mund të tërhiqet Edi Rama në emër të

Edi Rama i bëri një apel sot Lulzim Bashës, gjatë konferencës së shtypit me ambasadorin e BE Soreca, të cilin kërkoi të mos përkthehej në gjuhë të huaj, duke lënë të kuptohet kështu se sherret brenda shtëpisë nuk duhet të dalin në sytë e botës.

"... kam një apel për Lulzim Bashën dhe atë pjesë e opozitës që është rrugëve, deri në vendimmarrjen e hapjes së negociatave, është mirë të mendojmë për Shqipërinë jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës, të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake dhe jo popullore", tha kryeministri Rama.

Në stilin e tij të njohur, duke e kërkuar përgjegjësinë gjithnjë tek të tjerët, Rama i kërkon opozitës të sakrifikojë "partinë për Shqipërinë". Por a i shkon ndonjëherë në mendje Edi Ramës, që ashtu siç predikonte dikur për të ardhur në pushtet, të jetë i gatshëm ai vetë "të sakrifikojë pushtetin në emër të shtetit"? Kur vjen puna tek kjo pikë, kryeministri nuk e njeh tërheqjen apo lëshimin, ai kërcënon se do të shkojë i vetëm në zgjedhjeve, pavarësisht kostove që kjo mund të prodhojë për vendin.

Nëse Edi Rama është kaq i shqetësuar për të ardhmen europiane të Shqipërisë, për gjeneratën tjetër, etj dhe jo për pushtetin e tij personal, a është i gatshëm ai të lëshojë postin e kryeministrit dhe t'i hapë rrugën një qeverie të pajtimit kombëtar, e cila siç e pranon edhe opozita, të drejtohet përsëri nga shumica socialiste? Sigurisht që përgjigja e njohur dhe e menjëhershme e kryeminsitrit do të ishte që ai nuk mund të largohet se i ka shkrepur në kokë opozitës, se ai ka një kontratë 4 vjeçare me zgjedhësit, se kështu krijohet një precedent i rrezikshëm krizash ciklike, etj, etj. Në kushte teorike, mund të ketë të drejtë.

Por a kanë po aq të drejtë edhe ata që besojnë se një qeveri e kapur në skandale, me premtime të pambajtura, me ministra në procese gjyqësore për pjesmarrje në organizata kriminale, e përfshirë në afera të manipulimit të votave, e paaftë të hapë negociatat me BE edhe kur vendi nuk ka kriza politike, me imazh të rrënuar në botë për shkak të drogës dhe emigrimit masiv, duhet të largohet?

Kur vjen diskutimi tek ky bilanc, kryeministri i mbyll veshët dhe sytë dhe e sheh të keqen vetëm tek pala tjetër. Ndërkohë që pikërisht ky bilanc dhe arroganca e vendimmarrjes abuzive, janë shkaqet e krizës politike që po përjetojmë sot. Dalja e opozitës në rrugë nuk është shkaku i krizës, por pasojë e saj. Kriza ishte e pranishme në çdo qelizë të shoqërisë dhe akti i opozitës vetëm e nxorri zbuluar atë.

Një lider, për më tepër kur pretendon të flasë për të ardhmen e vendit dhe shpesh edhe të rajonit e Europës, duhet të marrë vendimet e duhura në çaste të vështira. Të deklarosh se do shkosh i vetëm në zgjedhje dhe t'i bësh thirrje Lulzim Bashës të sillet mirë, nuk janë vendime në emër të sakrificës së përbashkët por të pushtetit të përveçëm. Një lider nuk mund ta lidhë fatin e tij vetëm me katër këmbët e karrikes. Në Shqipëri ka jo pak raste, kur tërheqja ka prodhuar një klimë shumë më të mirë se sa shkuarja deri në fund me kokëfortësi.

Nëse Rama mendon dhe e ka ëndërr të tij integrimin e Shqipërisë në BE, le të tërhiqet dhe negociojë një qeveri të re me detyra të përcaktuara qartë dhe objektiva konkretë që edhe shqiptarët t'i garantojë se pushteti i tyre do të përfaqësohet denjësisht (dhe jo si plaçkë tregu) edhe vendi të marrë më në fund datën për hapjen e negociatave.

Edi Rama ka kohë që ka dëshmuar se nuk është nga ky brum liderësh. Ai do të tentojë ta shtyjë mandatin me ditë dhe ta tërheqë zvarrë qeverisjen, sepse nuk është integrimi në BE që e lë pa gjumë, por ideja se një ditë mund të mos jetë kryeministër. Këtë tashmë po e kuptojnë të gjithë. /©lapsi.al/

Rama i vendosur për zgjedhjet lokale, publikon bluzën e fushatës

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI