Flash

Conte-Inter tërbon juventinët: peticion për të hequr yllin e tij nga Allianz Stadium

Lapsi.al 30 May 2019
Conte-Inter tërbon juventinët: peticion për të hequr yllin e

Inter ka zyrtarizuar lamtumirën e Luciano Spalletti dhe tani pritet vetëm njoftimi si trajneri i ri i Antonio Conte, prej ditësh në Milano për të përgatitur sezonin. Një lajm që nuk i ka pëlqyer tifozëve të Juventus, që e konsiderojnë teknikun salentin një simbol për atë që bëri me bardhezinjtë si lojtar e si trajner. Mes këtyre tifozëve të pakënaqur, dikush ka shkuar përtej dëshpërimit, duke nisur një peticion online në faqen e njohur 'change.org', duke propozuar që ylli me emrin e Conte, prezent në Allianz Stadium së bashku me ato të kampionëve të tjerë që kanë bërë historinë e klubit, të hiqet.

Në pak orë petizioni është firmosur nga më shumë se 200 persona, por ndjesia është se numri i tyre është i destinuar të rritet, sapo të bëhet edhe njoftimi zyrtar për kalimin e Conte tek zikaltrit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI