Flash

Gjermania: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet. Asnjë hetim për blerjen e votave

Lapsi.al 30 May 2019
Gjermania: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet. Asnjë hetim

Një ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe qeveria shqiptare e trumpetoi si arritje këtë progres-raport, partia gjermane e Angela Merkel kritikoi ashpër ecurinë e vendit me një gjuhë direkte të paprecedentë, duke kryqëzuar kështu në mënyrë indirekte raportin e KE-së.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Dokumenti/ Çfarë thotë realisht Brukseli në raportin për Shqipërinë (E PLOTE) 

Është zv.kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann David Wadephul, i cili thekson se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për negociatat.

"Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u la porosi nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018.

Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional.

As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk punojnë. As SPAK dhe as BKH-ja nuk u krijuan ashtu sic u premtua. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të hetimit të korrupsioni në nivelet e larta. Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE e kërkuar me force këtë gje në qershor të vitit 2018. Janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.

Përveç kësaj, asnjë institucion ligjor nuk është krijuar per te hetuar politikanët dhe personat të cilët jane te lidhur me blerjen e votave. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t'u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën politike." - shprehet Wadephul, i cili shtoi se Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit, siç u pajtua me kolegët e grupit parlamentar të SPD-së.

©Lapsi.al 

Reagimi i plotë: 

Kërkohet një shqyrtim i kujdesshëm i raporteve të progresit të BE

Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për negociatat e pranimit

Komisioni i BE-së ka paraqitur raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe rekomandoi që negociatat e pranimit të hapen me të dy vendet. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU / CSU, Johann David ëadephul, shpjegon:

‘Grupi parlamentar i CDU / CSU do të analizojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do ta krahasojë atë me analizat e tjera në dispozicion të tij. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse kushtet e fillimit të bisedimeve të pranimit me të dy vendet janë realizuar.

Megjithatë, një ekzaminim i tillë nuk mund të bëhet me ngut. Kjo nuk do të ishte e pranueshme për popullin gjerman dhe as nuk do të bënte drejtësi ndaj vendeve në fjalë. Në këtë drejtim, Bundestagu gjerman nuk do të jetë në gjendje të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit deri në fund të shtatorit - siç u pajtua me kolegët e grupit parlamentar të SPD-së.

Një analizë fillestare tregon se Shqipëria deri më tani nuk ka arritur të përmbushë asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim siç u la porosi nga ministrat e jashtëm të BE më 26 qershor 2018.

Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional.

As Gjykata Kushtetuese as Gjykata e Lartë nuk punojnë. As SPAK dhe as BKH-ja nuk u krijuan ashtu sic u premtua. Ka përparime në nivelet e ulëta dhe të mesme në luftën kundër korrupsionit. Por ka shumë pak raste të hetimit të korrupsioni në nivelet e larta. Megjithatë, ministrat e jashtëm të BE e kërkuar me force këtë gje në qershor të vitit 2018. Janë të dobëta përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar.

Përveç kësaj, asnjë institucion ligjor nuk është krijuar per te hetuar politikanët dhe personat të cilët jane te lidhur me blerjen e votave. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t'u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator. Kjo përfshin një dialog të vërtetë midis qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën politike.

Grupi parlamentar i CDU/ CSU është ende i gatshëm të ndihmojë. Të dyja palët duhet, megjithatë, të përgatiten për një dialog të tillë pa parakushte. Asnjë temë nuk mund të përjashtohet që nga fillimi.

Rama komenton raportin e KE-së: Mbetet të binden drejtuesit e shteteve të Bashkimit Europian

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI