Flash

Kërkoi të shkonte në Kinë për para, tani thotë se do luajë gratis për Real: dualiteti i frikshëm i Sergio Ramos

Lapsi.al 30 May 2019
Kërkoi të shkonte në Kinë për para, tani thotë se

"Nuk dua të largohem nga Real Madrid, dua ta mbyll këtu karrierën time. Do të luaja edhe gratis e ditën që do të iki do ta bëj si fitues e do të dal nga porta krtesore". Sergio Ramos mbyll të gjithë fjalët për të ardhmen e tij larg kryeqytetit spanjoll në një konferencë për shtyp në Valdebebas. "Nuk e kemi prekur fare cështjen ekonomike, bëhet fjalë për besim dhe afeksion - shtoi mbrojtësi -. Në jetën time ka dy emblema, tifozët e presidenti. Pati disa gjëra që më vunë në dyshim e më lënduan, për këtë motiv desha të flas ballë për ballë me Florentino. Oferta nga Kina është mbi tavolinë, në asnjë moment nuk mendova të shkoj, as kërkova të lihem i lirë".

Fjalë dashurie të kapitenit për Real Madrid e duket se mosmarrveshjet kanë mbetur pas krahëve. "Nuk është strategji, nuk dua të rinovoj dhe jam i kënaqur me atë që kam - ka shpjeguar Ramos - Jam kapiteni e ndihem i vlerësuar e respektuar nga shokët. Më njohin e askush nuk e vuri në dyshim faktin që do qendroja. Nuk ka ardhur ende momenti im, e ku të vijë nuk do të luaj kurrë në një klub që konkuron me Real Madrid".

Deklaratë e cuditshme, sepse vetëm një ditë më parë, Florentino Perez, për Onda Cero, konfirmoi kërkesën e largimit të Sergio Ramos: “E kam takuar me menaxherët e tij, më kërkuan ta lejoja të ikte gratis sepse në Kinë transferimet janë shumë të komplikuar. Mund ta flasim por nuk mund të largohet me parametër zero, Real nuk e shet falas kapitenin e tij: do të ishte një precedent i tmerrshëm”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI