Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Konspiracioni i Romës: "De Rossi donte të hiqte qafe Totti"

Lapsi.al 30 May 2019
Konspiracioni i Romës: "De Rossi donte të hiqte qafe Totti"

Përqafimi mes Totti e De Rossi të dielën është imazhi i fundit që tifozët verdhekuq kujtojnë nga dy kampionët, por prapaskena që zbulon Repubblica, fsheh një vit të komplikuar tensionesh. Sipas të përditshmes romane ka patur një konspiracion të vërtetë të mesfushorit, që sapo i dha lamtumirën verdhekuqve kundër ish-numrit 10. Sipas gazetës, De Rossi bashkë me senatorët Kolarov, Manolas e Dzeko kanë kërkuar largimin nga Trigoria të ish-kapitenit, "duke e zëvendësuar me dikë që ta mbajë larg".

E gjitha nisi që me largimin e teknikut Di Francesco e drejtorit sportiv Monchi. Për ta konfirmuar është një mail, shkruar në mëngjesin e 16 dhjetorit, nga Ed Lippie, preparatori atletik e njeriu i besuar i Jim Pallotta, i cili e ka marrë mesazhin. Presidenti, i qetë në Boston, informohet që dhomat e zhveshjes janë ngatërruar keq: Di Francesco, Monchi e Totti nuk shihen më me sy të mirë nga lojtarët. Lippie, që prej pak kohësh është larguar nga Roma, zbulon edhe burimet tek numri 1 i klubit: mjeku social Riccardo Del Vescovo e fizioterapisti Damiano Stefanini.

Pallottavendosi ti informojë të interesuarit për mail e marrë e "për Totti kjo është një plagë e thellë". Zgjedhja ishte ajo për të mos ndërhyrë për të kompromentuar sezonin, por pas eleminimit nga Champions nga Porto ndodhën zhvillimet e para: iku tekniku, drejtori sportiv madje edhe mjeku e fizioterapisti, mik i madh i De Rossi, pa shumë shpjegime. Nga aty ishin muaj ngrice mes Totti e De Rossi deri tek përqafimi i të dielës e ajo "nuk desha" që tani merr kuptim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI