Flash

Nëntë gola në një ndeshje të Botërorit: Haland çmend Juventus dhe Manchester United

Lapsi.al 30 May 2019
Nëntë gola në një ndeshje të Botërorit: Haland

I pabesueshëm, i jashtëzakonshëm, përbindësh: vetëm 19 vjec (i mbush në 21 korrik) Erling Braut Haland futet menjëherë në historinë e futbollit, duke shënuar nëntë gola në një ndeshje, në Botërorin e Under 20. Norvegji-Honduras 12-0 dhe sulmuesi i Salsburg, mes minutës së 7' e 90' e tund rrjetën 9 herë. Djaloshi 191 centimetra e 87 kilogram, është rritur tek të rinjtë e Bryne e ka një të majtë fine e nuhatje të ndjeshme për golin.

Nëntë gola në tre ndeshje (Norvegia ka humbur sfidat me Zelandën e Re e Uruguay) që me shumë mundësi do ti lejojnë Kombëtares së tij të kualifikohet si e treta më e mirë e turneut, por që gjithashtu ndihmojnë të tërheqin vëmendjen, tek sulmuesi, të shumë klubeve të mëdha. Juventus madje vitin e kaluar kërkoi ta sillte në Torino, kur Haland luante ende për Molde

Sipas të dhënave të Transfermarkt.it vlera e kartonit të tij është 5 milionë euro, por mosha e re dhe përfaqësimet e mira mund të rrisin cmimin: në gjurmët e tij janë edhe disa klube të Premier League, ku spikat Manchester United.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI