Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

"Nuk ishte Panucci më shqiptar se unë": Lenjani i kthehet ish-trajnerit

Lapsi.al 30 May 2019
"Nuk ishte Panucci më shqiptar se unë": Lenjani i kthehet

"S’dua të flas shumë për letrën. Të gjithë e lexuan, ai ishte mendimi im. Kam thënë të drejtën. Nuk dua të flas për Panuçin. Ishte vendim shumë i vështirë. Nuk e kam kuptuar pse nuk më grumbulloi. Zhvillova një sezon të mirë". Me këto fjalë mesfushori i kombëtares Emir Lenjani i rikthehet një historie të cilën shumë e paragjykuar, disa i dhanë të drejtë, por për të cilën nuk ishte shprehur kurrë më parë personalisht.

Kohët e errëta për Lenjanin duket se kanë kaluar pikërisht me largimin e ish-mbrojtësit dhe ardhjen e Edy Reja në krye të kuqezinve. Në fund të fundit ishte kushti që kishte vendosur ai, për të mos u kthyer më në kombëtare sa kohë ishte Panucci. E kjo e ka një shpjegim, që lojtari e tregon në konferencën për shtyp, duke mos e fshehur mllefin për trajnerin që e mbajti larg nga fanella që dashuron: "Më ka ardhur inat për atë moment - the Lenjani - Nuk mund të bëhet ai më shqiptar se unë. Ka qenë diçka personale".

Dicka personale, mendon Lenjani, pa patur idenë cfarë mund të ketë kthyer në personale një raport mes një trajneri dhe një lojtari. E megjithatë tani është koha për të harruar e për tu vënë në dispozicion të kombëtares: "Secili trajner ka mendimin e vetë. Kam qejf të luaj mbrojtës i majtë, në qoftë se trajneri bën lojë difensive. Për mua s’ka problem, i kam luajtur të gjitha rolet. Personalisht preferoj të luaj mesfushor i majtë" përfundoi Lenjani.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI