Flash

Video/ E pabesueshme në Kinë, në fushë me 3 portierë për të mundur Cannavaro: ai fiton 5-0...

Lapsi.al 30 May 2019
Video/ E pabesueshme në Kinë, në fushë me 3 portierë
Nga Kupa e Kinës vjen historia që futet direkt në analet e historisë së futbollit, një rekord i vërtetë, dicka që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë: për ndeshjen kundër Guangzhou Evergrande të drejtuar nga Fabio Cannavaro, në fakt, tekniku i Beijing Renhe ka rreshtuar njëkohësisht 3 portierë, një mes shtyllave e dy në sulm (në total 4 në fushë me gjithë atë të Guangzhou). Një zgjedhje që mund të duket një cmenduri e vërtetë, sidomos duke marrë në konsideratë që në fund skuadra e Cannavaro ka fituar me goleadë për 5-0, por ka një motiv: Beijing Renhe ka vendosur të sakrifikojë vullnetarisht ndeshjen e Kupës për tu përqendruar tek kampionati e u prezantua në ndeshje me vetëm 14 lojtarë. Ndër të tjera, me rregullore cdo skuadër duhet të rreshtojë në fushë një numër të caktuar under-23 e kështu duke zëvendësuar dy në fushë, tekniku Aleksandar Stanojevic, iu desh të aktivizonte dy të tjerë të të njëjtës moshë sipas rregullores (dy portierët). Sa për saktësi të gjithë golat e skuadrës së Cannavro kanë ardhur kur të dy portierët, që u rreshtuan në sulm, ishin akoma në pankinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI