Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Zyrtare/ Spalletti largohet nga Inter, presidenti Zhang e nderon: "Do të jesh gjithnjë trajneri im"

Lapsi.al 30 May 2019
Zyrtare/ Spalletti largohet nga Inter, presidenti Zhang e nderon: "Do
Largimi i Luciano Spalletti është tashmë zyrtar. Inter ka konfirmuar vendimin për të ndarë rrugët me teknikun, duke i hapur rrugë projektit të ri me Antonio Conte. E megjithatë, në faqen zyrtare të numrit 1 të klubit është shfaqur një përshëndetje e bukur e presidentit Steven Zhang, që ka dashur ti japë vlerësimin e tij, njeriut që udhëhoqi zikaltrit në rikthimin në Champions League. Presidenti Zhang ka shkruar një mesazh të ndjerë, shoqëruar nga një foto me teknikun sapo të shkarkuar: "Një trajner, një mësues, një mik. Ke dhënë gjithnjë maksimumin, në shi apo në diell. Këto dy vite kanë patur shumë rëndësi për Inter e për rritjen time personale. Nuk do të harroj kurrë dedikimin tënd për këtë skuadër e të falenderojmë të gjithë nga thellësia e zemrës. Një herë që ke qenë trajner i Inter, do të jesh gjithnjë trajneri im. Faleminderit Mister Spalletti".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI