Flash

3 vjet e 27 milionë euro lidhin Antonio Conte me Inter. Tërbohen juventinët: "Dua ta çoj klubin aty ku e meriton"

Lapsi.al 31 May 2019
3 vjet e 27 milionë euro lidhin Antonio Conte me Inter. Tërbohen

Më në fund është zyrtare: Antonio Conte është trajneri i ri i Inter. Një komunikatë e shfaqur në faqen e Inter ka zyrtarizuar raportin mes ish-trajnerit të Juventus dhe zikaltërve, që merr kështu vendin në pankinë, pas shkarkimit të Luciano Spalletti. Kontratë tre vjecare, pagesë prej 9 milionë euro në sezon (plùs bonus që mund ta cojnë shumën deri në 12 mln), stafi i përbërë nga bashkëpunëtorët më të besuar (vëllai Gianluca si zëvendës, asistentët Stellini e Vanoli, preparatorët Tous e Coratti, preparatori i portierëve Bonaiuti) e ardhja pas impenjimeve të qershorit të Italisë e Lele Oriali si menaxher i klubit.

"Duhet të jetë një punë e të gjithëve tek Inter, të gjithë duhet të kenë të njëjtën ambicje, të njëjtën uri, të njëjtën vendosmëri e të njëjtin entuziazëm për të kthyer Inter aty ku e meriuton, tek fitorja". janë fjalët e para të Conte si zikaltër.

Me zyrtarizimin, nis tani epoka zikaltër e Conte fillimisht nga Madrid, ku do të jetë prezent bashkë me Administratorin e Deleguar Marotta e presidentin Steven Zhang, në finalen e Champions mes Liverpool e Tottenham. Rinisja në merkato është kryesore dhe janë dy emrat që për momentin duyken të sigurtë se do të mbërrijnë: Dzeko për sulmin e Barella për mesfushën. Më pas do të nisë sulmi drejt përforcimeve si Lukaku e Chiesa. Interi i ri po nis të marrë formë, me Conte në kabinën e regjisë. E me shumë mundësi rritjen e inatit të tifozëve juventinë, që janë të detyruar të shohin beniaminin e tyre në pankinën e rivalëve të urryer.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI