Flash

Liverpool, Klopp: "Kam humbur 6 finale, sikur t'a dija motivin..."

Lapsi.al 31 May 2019
Liverpool, Klopp: "Kam humbur 6 finale, sikur t'a dija

Liverpool e Tottenham janë në Madrid gati të luajnë finalen e Champions League. Dy precedentët sezonalë i buzëqeshin Reds, por në futboll e kaluara nuk ka rëndësi dhe këtë e di mirë Jurgen Klopp: "Kam humbur gjashtë finale në karrierë, nëse do e dija motivin do të ishte një problem për të gjithë kundërshtarët e mi - ka bërë shaka tekniku i Liverpool -. E kaluara nuk ka fare rëndësi, në sezon e kemi mundur dy herë Tottenham, por këtu do të jetë ndryshe".

Parashikimet janë për Liverpool, si e tregon qartë edhe renditja e Premier League që ka parë Reds të Klopp ta mbyllin 26 pikë para Spurs të Pochettino, duke i mundur dy herë në dy në kampionat (gjithnjë 2-1). Finalja e Champions League është një tjetër histori, ambjenti, emocioni e mund të ndodhë gjithcka e Tottenham, në ecurinë drejt Ëanda Metropolitano, e ka treguar plotësisht duke kaluar në Manchester e Amsterdam. Për më tepër raporti i Klopp me finalet është për tu harruar, gjashtë humbje: "Është vështirë të kesh një favorit në këtë ndeshje, sigurisht do të më pëlqente të përsërisja performancën që bëmë kundër Barcellona. Tottenham është i fortë e ka kualitet, do të varet nga shumë gjëra e edhe nga klima duke qenë se është shumë vapë. Penalltitë janë një mundësi".

Liverpool kthehet në finale pas humbjes kundër Real Madrid në sezonin e kaluar: "Vitin e kaluar kam mësuar se edhe një rovjeshatë nga 18 metra mund të jetë një gol - ka kujtuar ai duke iu referuar golit të Bale -. Fat? Nëse punon mirë e ke nga ana jote, por sidoqoftë nuk mendoj se kam një karrierë të pafat. Nëse do isha egocentrik do e konsideroja veten humbës, por e mendoj veten një person shumë normal. Jemi këtu për të fituar dhe kjo është e qartë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI