Flash

Pellegatti zbulon sa pranë Milan ishte Mourinho: “Tratativa dështoi për shkak të Campos”…

Lapsi.al 31 May 2019
Pellegatti zbulon sa pranë Milan ishte Mourinho: “Tratativa

Joze Murinjo tek Milani ka qenë shumë më tepër se sa një sugjestion. Madje portugezi edhe ka pranuar, por me një kusht që solli refuzimin e kuqezinjve. Carlo Pellegatti, gazetari i Milan Channel, historikisht pranë klubit kuqezi, ka zbuluar prapaskenat e një tratative të sfumuar në harkun e dy ditëve.

Sipas Pellegatti dështimi i tratativës ka ardhur për një motiv: “Special One” dha gatishmërinë e tij me paktin për të marrë me vete Luis Campos.

Ivan Gazidis, në fakt, nuk e pranoi, sepse është i orientuar mbi një tjetër Drejtor Sportiv. “Të martën në mëngjes mora telefonatën e një miku, drejtues futbolli, që më thotë: “E di që ndoshta do të vij të punoje tek Milani? Por nuk vij vetëm, vij me Joze Mourinho!”. Ai ka punuar me Mourinho, ishte bashkëpunëtori i tij. Ndërsa telefonata e dytë e Campos konfirmoi prishjen e marrëveshjes: “Tymi i zi, kështjella është shembur”. E shkaku është “Jo” e Gazidis për Campos...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI