Flash

Përgjimi: “Alo Niçe”/ Si u kap gafil Rama në Open (video)

Lapsi.al 31 May 2019
Përgjimi: “Alo Niçe”/ Si u kap gafil Rama në Open

Alibia e Edi Ramës, se nuk mund t'i vihet flaka Shqipërisë për një përgjim “Alo Niçe”, ka marrë të enjten në emisionin “Open” një përgjigje sa të qetë, po aq edhe asgjesuese. Nëse kryeministri mundohet ta relativizojë historinë e kapjes në përgjim të kryebashkiakut dhe shefit elektoral të qarkut të Durrësit me trafikantë droge që blejnë vota, atij i është bërë një pyetje fare e thjeshtë. Ndërsa Rama po thoshte se ajo qe një sallatë fjalësh, se përgjimi nuk të fajëson automatikisht, se ajo është vetëm një pikë uji në oqeanin e asaj dosje, Neritan Sejamini që kishte përballë, i ka bërë pyetjen më të thjeshtë të mundëshme:

“Po pranojmë se Dako nuk është i fajshëm. Po ju si kryeministër, moralisht, politikisht, shpirtërisht, europianisht, a ndjeni ndonjë përgjegjësi që një nga njerëzit tuaj të rëndësishëm ka miqësi dhe komunikon me trafikantë droge për të siguruar vota?” (video poshtë)

[video width="720" height="344" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/rama-open-1-1.mp4"][/video]

Po të shihet përgjigjja e Ramës (video lart) ajo është një dredhim i plotë nga pyetja. Ai nuk flet fare për kritere morale, por justifikohet duke thënë se mund të rastisë që gjatë fushatave zgjedhore edhe ai edhe çdo politikan të bjerë pre e njerëzve me rekorde kriminale, se ai nuk është i pajisur me dedektor kriminelësh me vete.

Megjithëse edhe ky standart është një imoralitet i madh, i papranueshem në çdo vend demokratik, përsëri kjo alibi nuk e nxjerr Ramën nga halli. Sepse ai thjesht gënjen me justifikimin se telefonatat qënkan bërë vetëm në kohë fushte.

Vetë Dako disa javë më parë, i ftuar po në studion e “Open” (video poshtë), i detyruar të përballet me përgjimet, tregoi se ka mbajtur një marrëdhënie konstatnte me Avdylajt dhe se përgjimet nisin që nga shkurti, kur zgjedhjet ishin në qershor.

https://youtu.be/Ejp9WgZeB7A

Pra Rama mashtron kur flet thjesht për takime të rastësishme gjatë fushatës elektorale.

Nuk ka dyshim se Vangjush Dako, ashtu sikurse shkroi edhe një letër për lirimin e Lulzim Berishës nga burgu, ka mbajtur lidhje me banditët për llogari të partisë socialiste. Dhe se çfarë të çon te ky konkluzion ia tregoi shumë bukur të enjten në mbrëmje Neritan Sejamini (video poshtë), i cili dha një shembull të shkëlqyer se si mund të çarmatoset live, me urtësinë e logjikës dhe thjeshtësinë e fakteve, një politikan gënjeshtar.

©Lapsi.al 

[video width="720" height="338" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/sejamini-open-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI