Flash

Ramadani pa kontratë, nxit interesin e merkatos: "Prioritet ka Luftëtari"

Lapsi.al 31 May 2019
Ramadani pa kontratë, nxit interesin e merkatos: "Prioritet ka

Luftëtari përfundoi kampionatin me qendrimin në Superiore, duke kryer një gjysëm mrekullie, duke parë si nisi sezoni. Vështirësitë e gjirokastritëve, me ndryshimet në pankinë, nuk është se morën fund në 2019, por skuadra u përgjigj me personalitet, duke përmbushur misionin shpëtim. Behar Ramadani, mesfushori i bluezinjve, sezoni i të cilit është kondicionuar nga dëmtimet, ka bërë një përmbledhje të asaj cfarë përjetuan në Gjirokastër…

“Ishte një sezon i vështirë - tha Ramadani - por fatmirësisht arritëm të shpëtonim. Nisëm shumë keq, por në 2019 gjërat ndryshuan, duke siguruar qendrimin, që ishte edhe objektivi. Pata shumë dëmtime, që më penguin dhe jam i lumtur që arrita të rikuperoj edhe këtë të fundit, për të dhënë kontributin për Luftëtarin”.

Mesfushori, një nga elementët kyc të formacionit bluezi, shkon në përfundim kontrate në qershor dhe është në pritje të bisedimeve për rinovimin. Ramadani e ka vendosur prioritet klubin e tij, duke e respektuar për atë cfarë nënkupton Luftëtari për të, por natyrisht duhet që palët të jenë në të njëjtën linjë…

“Kontrata më përfundon dhe pres të ulem të bisedoj me presidentin për rinovimin – tregoi mesfushori – Për mua ka prioritet Luftëtari, për gjithë vitet që kam kaluar aty. Natyrisht do të dëgjoj më parë ofertën e klubit, pastaj do të shoh përreth”.

Ramadani ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, e ka nisur vetëm një herë nga pankina, ndërsa për të kuptuar sa i rëndësishëm është për teknikun në fushë, mjafton të shohësh se është zëvendësuar vetëm në katër raste.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI