Flash

Alex Rodriguez pozon pranë ish-gruas dhe Jennifer Lopez

Lapsi.al 1 June 2019
Alex Rodriguez pozon pranë ish-gruas dhe Jennifer Lopez

Alex Rodriguez ka pasur probleme të shumta ligjore gjatë këtij viti me ish-partneren e tij, Cynthia Scurtis. Megjithatë duket se tashmë ata e kanë hedhur çdo gjë pas krahëve dhe kjo falë fëmijëve të tyre. Së fundmi vajza e Alex dhe Cynthia, Natasha ka festuar për mbarimin me sukses të vitit shkollor dhe prindërit e saj nuk kanë munguar në festë. Përveç tyre edhe Jennifer Lopez ishte e pranishme dhe të gjithë kanë pozuar bashkë për një fotografi. Nëse shumë mund të mendonin se ky ka qenë një moment i sikletshëm, duket se për Jennifer, Alex dhe Cynthia gjithçka ka shkuar mirë. Të tre ata shfaqen të lumtur në foto dhe pavarësisht lidhjeve që kanë me njëri-tjetrin, ata dinë si t’i ruajnë raportet si tre të rritur të qytetëruar.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Jennifer dhe Alex përballen me një situatë të tillë. Kujtojmë se pak ditë më parë Lopez u shfaq duke kënduar në festën e vajzës së saj përkrah Rodriguez dhe ish-partnerit të saj, Marc Anthony.

Të këshilluara

Jordyn Woods, drejt Hollywood

Kohët e fundit Jordyn Woods, vajza të cilën nuk e njihte askush derisa puthi bashkëshortin e motrës së shoqes së saj të ngushtë, ka qenë shumë e zënë duke promo...

17:11

Cardi B publikon foton nudo (FOTO)

Pas lindjes së vajzës së saj Kulture, Cardi pranoi publikisht se kishte kryer një operacion në trup, strukturimin dhe tërheqjen e saj. Dhe sipas ‘TMZ’ u mësu...

16:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI