Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Champions/ Liverpool e Tottenham në shifra e statistika: gjithçka duhet të dini për finalen e madhe

Lapsi.al 1 June 2019
Champions/ Liverpool e Tottenham në shifra e statistika: gjithçka

E gjithë bota prêt mbrëmjen e sotme në Wanda Metropolitana ku luhet finalja e madhe e Champions League. Liverpool e Tottenham diskutojnë një finale të gjithën angleze, ku ndoshta favorit mund të jenë Reds e Jurgen Klopp, por surprizat mund ti bëjnë Spurs të Maurizio Pochettino.

TIFOZËT

Mijëra tifozë të Liverpool e Tottenham kanë zbritur në Madrid për finalen e Champions League. Dy formacionet e Premier League do të përballen në një finale ku londinezët marrin pjesë për herë të parë në histori. Policia spanjolle i ka bërë të qartë tifozëve anglezë të futbollit se “duhet të kenë sjelljen e turistëve", ndërsa 1300 forca të rendit shtesë janë shpërndarë bashkë me tifozët për të shmangur konfrontimet.

PRECEDENTËT E SKUADRAVE

Përvec se është një finale e Champions League, Tottenham-Liverpool është edhe një klasike e futbollit anglez. Liverpool ka fituar të dyja ndeshjet e sezonit në Premier League përballë Spurs. Në total, këto dy skuadra janë përballuar të paktën tre herë në të gjitha kompeticionet në 13 sezone: vetëm në një nga këto raste Liverpool ka fituar të tre sfidat kundër Tottenham (1985-1986). Nuk është hera e parë që këto dy skuadra ndodhen përballë njëra tjetrës në fazën finale të një trofeu: precedenti i takon Kupës së Ligës angleze në 1982, kur Reds morën fitoren 3-1 me përmbysje pas kohëve shtesë. Nuk është edhe hera e parë e dy skuadrave angleze në finalen e Champions: do të jetë e dyta pas Manchester United-Chelsea të 2008.

TOTTENHAM E LIVERPOOL NË CHAMPIONS

Liverpool ka një traditë të madhe në Champions League: me këtë, do të jetë hera e 9 që merr pjesë në një finale, më shumë se cdo skuadër tjetër angleze. Reds kanë ngritur trofeun 5 herë, duke humbur dy finalet e fundit të luajtura (2007 e 2018). Hera e parë në finale e Champions për Tottenham, skuadra e tetë angleze që arrin këtë mission. 5 skuadrat e fundit Europiane në prezencën e tyre të parë në finale kanë humbur ndeshjen (Chelsea 2008, Arsenal 2006, Mynih 2004, Bayer Leverkusen 2002 e Valencia 2000). Në përgjithësi do të jetë ndeshja e parë finale e një turneu europian për Tottenham nga Kupa UEFA të 1984.

FORMA E SKUADRAVE

Asnjë nga të dyja nuk ka arritur të fitojë një trofe në këtë sezon, edhe pse i shkuan afër: Tottenham arriti në gjysëmfinale të Kupës së Ligës, ndërsa Liverpool u rendit i dyti në Premier League, vetëm një pikë nga Manchester City. Në Champions, Spurs nuk kanë fituar asnjë ndeshje nga tre të parat në grupe, duke u bërë e dyta skuadër me këtë mënyrë që arrin një finale pas Inter në 2010, që e fitoi trofeun. Asnjë skuadër nuk ka pësuar më shumë gola se Tottenham (17) në këtë edicion të turneut: 41% të këtyre golave kanë mbërritur në 15 minutat e para të lojës (7/17). Liverpool, nga ana tjetër, mund të besojë në eksperiencën e Klopp: gjermani ka arritur finale e tretë të tij të Champions, pas humbjes me Reds në sezonin e kaluar e me Borussia Dortmund në 2013.

LOJTARËT QË MUND TË JENË PROTAGONISTË

Ka pritshmëri të madhe për të kuptuar se cili do të jetë protagonist në Wanda Metropolitano. Sadio Mané, sulmuesi i Liverpool, ka realizuar golin e Reds në finale e vitit të shkuar të Champions League humbur 1-3 e mund të bëhet lojtari i dytë i Liverpool që shënon në më shumë finale pas Phil Neal (1977 e 1984). Lucas Moura, protagonist me tre golëshin në gjysëmfinale kundër Ajax, ka shënuar më shumë gola në atë ndeshja se sa kishte shënuar në 16 prezencat e fundit në Champions. Nëse Trent Alexander-Arnold, mbrojtësi i Reds, duhet të nisë titullarë, do të ishte lojtari i parë Under-21 që zbret në fushë nga fillimi në dy finale rradhazi Champions League. Aktualisht lojtrai më i ri që e ka bërë këtë është ish-tekniku i Shqipërisë Christian Panucci, me Milan në 1994 e në 1995.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI