Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Çudia/ Ktheu titullin kampion pas 26 vjetësh: Gega largohet nga Partizani

Lapsi.al 1 June 2019
Çudia/ Ktheu titullin kampion pas 26 vjetësh: Gega largohet nga

Në futboll të fitosh nuk është kurrë mjaftueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Është ende e freskët ajo që i ndodhi Ernest Gjokës tek Kukësi, i shkarkuar pasi i dorëzoi titullin e parë në histori klubit. E kjo i ka ndodhur edhe Skënder Gegës në krye të Partizanit, vetëm pak ditë nga shpallja kampion, një titull që mungonte prej 26 vjetësh në kryeqytet.

Lotët emocionues të ish-qendërmbrojtësit, në mbrëmjen e titullit kanë mbetur ende në memorjen e tifozëve të kuq, që Gega i ishte futur në zemër duke qenë se kishte ADN e Partizanit, si lojtar e tani edhe si trajner. 55-vjeçari erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të kurorëzohet me titullin kampion.

Janë ende të paqarta motivet për këtë vendim të papritur, me klubin që është bërë bunker në lidhje me situatën. Në fakt kontrata e Gegës e rinovuar në janar, por për vetëm 6 muaj, ka përfunduar. Nuk mendohej se do të ishte problem rinovimi, duke patur parasysh atë që bëri tekniku në krye të skuadrës kryeqytetase, por sic duket nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Tekniku ka nxjerrë preteksin e distancës nga familja, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e klubi ka pranuar këtë këndvështrim.

Duket si e cuditshme, në kohën kur edhe trajneri e dint mirë se me cfarë do të përballej kur pranoi të drejtonte në Shqipëri. Në prapaskenë mund të jenë termat ekonomikë të rinovimit, por nuk përjashtohet që kontradiktat të kanë lindur mbi lëvizjet në merkato, me Gegën që kërkonte ndërhyrje serioze në organikë. E rëndësishme është që tani Partizani është pa trajner dhe do të futet në përgatitjet europiane ashtu si një vit më parë, me emrgjencë të plotë...

Të këshilluara

FOTO/ Tifozi e rrëzon, Lopez e rreh keq

E paparashikuar ajo që ndodhi në Xhiron e Italisë, në etapën e 20. Protagonist, vetëm 5 kilometra ngfa finishi ciklisti Miguel-Angel Lopez, lider me Fanellën e ...

18:38

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI