Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Mema ironik para finales me Kukësin: “Tirana të paktën i ka fituar vetë ndeshjet”

Lapsi.al 1 June 2019
Mema ironik para finales me Kukësin: “Tirana të paktën i ka

Tirana pasi ka siguruar qendrimin në Superiore, pas fitores në javën e fundit me Flamurtarin, ka kthyer vëmendjen tani nga finalja e Kupës së Shqipërisë, kundër Kukësit, që për bardheblutë vlen Europën. Bardheblutë nisin jo si favoritë, duke patur në konsideratë si mbyllën kampionatin dy skuadrat, por në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku, Ardian Mema, ka kujtuar statistikat që janë pro Tiranës: “Pikët janë në favorin tonë në mos gaboj, pastaj kur flasim për një finale luhet e gjitha në fushë. Me këtë nuk dua të them se Tirana do ta fitojë e sigurtë ndeshjen e nesërme, por që kemi shanset tona dhe do ti luajmë si duhet”.

Mema nuk mund të mos ishte cinik në fund, duke i kujtuar Tiranës së nuk mund të ulë ritmin, me shembullin e qartë të asaj që ndodhi në dneshjen e fundit ku Kukësi fitoi me përmbysje kundër Kastriotit, duke nxjerrë edhe Reginaldon golashënuesin më të mire: “Tirana duhet të kujtojë atë që ndodhi në ndeshjen e fundit me Kukësin e Kastriotin – tha Mema – Të paktën Tirana cdo ndeshje që ka fituar e ka arritur vetë, edhe kur ka humbur. Ndërsa të shohësh pastaj skena si goli i Reginaldo ku mbrojtësi kërcen që të mos e pengojë të shpallet golashënues është e shëmtuar”

Tirana e fitoi trofeun e fundit të Kupës së Shqipërisë, dy vjet më parë, kur fatkeqësisht skuadra ra nga Kategoria, për herë të parë në histori. E tashmë që më e keqja u shmang, bardheblutë duan një trofe si ngushëllim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI