Flash

Paradoksi i tre ditëve të para të fushatës

Lapsi.al 3 June 2019
Paradoksi i tre ditëve të para të fushatës

Edi Rama po i nxjer bllof përkrahësit e tij mediatikë dhe politikë që profetizonin se refuzimi i opozitës për të hyrë në zgjedhje do shënonte dhe fillimin e fundit të saj.

Për një kohë të gjatë, tërë luzma e një fare që shumohet me shpejtësi në këtë vend, ajo e antiopozitarëve, ka predikuar se mospjesmarrja e pakicës në sfidën e 30 qershorit do e bënte të vështirë rikthimin në sistem, do i mpakte dhe daraviste mbështetësit e saj, do u hiqte atyre pagat dhe favoret e pushtetit lokal, pra, në një finale afatgjatë, do i shfaktorizonte dhe zhvlerësonte ata.

Por, duke u nisur nga vëzhgimi i tre ditëve të para të fushatës së kryeministrit, aty vihet re një paradoks. Ai po bën çështë e mundur për të mbajtur në lojë PD dhe LSI, me çdo mjet dhe me çdo çmim.

Po të analizosh fjalimet e hapjes së fushatës në Tiranë, apo ato në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, më shumë se 80% e kohës së tyre i kushtohet opozitës. Pak rëndësi ka nëse shefi i rilindjes i quan dembelë, frikacakë, shkatërrues, pisanjosë, rëmujaxhinj dhe gomerë, ata janë aty, prezentë më shumë se kushdo tjetër në një fushatë ku nuk marrin pjesë.

Të gjithë ata që kanë pritur injorimin e “vetëshkatërruesve që u larguan në drejtim të paditur”, janë zhgënjyer.

Të gjithë ata që kanë imagjinuar shpërfilljen e atyre që nuk marrin pjesë në garë janë shtangur.

Të gjithë ata që kanë dashur kritikën ndaj rivalëve fallco, kanë mbetur me gisht në gojë.

Të gjithë ata që kanë besuar në një fushatë normale, ku jepet llogari për katër vitet e shkuara dhe shpalosen projektet për mandatin e ardhshëm, janë turpëruar nga ky naivitet i pashoq.

Sepse më mirë se të gjithë së bashku, Edi Rama e di se gjendet në një situatë absurde.

Prandaj ai ka dalë këtë qershor me slloganin më të çuditshëm që mund të jetë dëgjuar në një sfidë elektorale: “ne nuk jemi në një betejë pa kundërshtarë, por në një betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve”.

Pra, edhe në ditët në vijim, ne rrezikojmë të dëgjojmë, qytet më qytet, të njëjtin refren: ofendimet, fyerjet dhe përgojimet për ata që nuk do të jenë prezent në 30 qershor.

Natyrisht e gjithë kjo sjellje bizare ka arsyen e vet.

Ajo vjen sa nga mungesa e bilancit në të shkuarën, po aq sa dhe nga pamundësia për të mbijetuar në të ardhmen pa gjysmën e vet të singjajshme.

Por, pavarësisht këtyre, ajo po konfirmon një suprizë: praninë e plotë të opozitës në këtë proces ku ajo po shkëlqen me mungesën e saj. Dhe një rregull i pa shkruar i politikës ka vërtetuar gjithmonë, se sa më e madhe të jetë prezenca, aq më minimale është mundësia e zhdukjes. Pikërisht kjo po ndodh edhe në këtë fushatë, ku i zënë në hall, Edi Rama po përgënjeshtron profecinë e idhtarëve të vet.

©LAPSI.AL

 

Të këshilluara

Lidhja socialiste e fshatit të Hashim Thaçit

Pse Hashim Thaçi me kërcënimet e tij është nisur në rrugën e shndërrimit në barsoletë, ndonëse për fat të keq jo aq të padhimbshme sa ajo malazeze e viteve '60 ...

13:29

Rilindja e vrasësve politikë

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish...

14:20

Thaçi, tango e fundit në Paris

Vazhdimi i politikës së jashtme të dështuar kosovare është antagonizimi i paralajmëruar me Gjermaninë e Francën 1. Është provokim, natyrisht, që të përdor...

12:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI