Flash

Gjysma e Superiores ngel në klasë: Skënderbeu dhe CAS mbajnë peng Laçin

Lapsi.al 3 June 2019
Gjysma e Superiores ngel në klasë: Skënderbeu dhe CAS mbajnë

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar më në fund edhe listën e klubeve të licencuara që mund të marrin pjesë në Kupat e Eurpës. Gjysma e Superiores nuk arrin të plotësojë standardet dhe vetëm 5 klube janë tashmë të licensuara dhe të gatshme të prezantohen në Europë: Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu. Ashtu si parashikohej Flamurtari nuk është i licensuar për të marrë pjesë në Kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm, por lista e përfaqësuesve të Superiores në Europa League është ende pezull. E këtë herë nuk ka të bëjë më me UEFA-n, por me Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë CAS.

Pikërisht institucioni i pavarur i drejtësisë dhe ankimimi i Skënderbeut duhet të japin e marrin një përgjigje, që mund ti japë të drejtën ose jo bardhekuqve për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane, duke qenë se korcarët janë renditur në vendin e katërt dhe me Kukësin fitues të Kupës së Shqipërisë kanë të drejtën e renditjes për të shkuar në Europa League. Por kjo, vetëm nëse CAS rrëzon dënimin 10 vjecar të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Në këtë pikë, shpreson ende Laçi, i renditur në vendin e gjashtë, por me vlonjatët e vendit të pestë të dalë jashtë loje dhe me mundësinë e penalizimit edhe të vendit të katërt, atëherë Europa League do të ishte e tyre. Natyrisht në këtë pikë kurbinasit janë në vështirësi, sepse nuk dinë cfarë rrjedhe ti japin sezonit të tyre të ri. Nëse nga Lozana vjen lajmi për rrugë të lirë për Europën, bardhezinjtë do të duhet të ndërtojnë gjithcka në kohë record. Edhe merkato në këto kushte mbetet peng, edhe investimet e klubit janë në dilemë të një sezoni, që natyrisht ka benefitet e tij me prezantimin në Europë, por që rrezikon të mos shkojnë në kondicionin e duhur për të bërë një përfaqësim të të gjithë respektit si do të donin në Lac.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI