Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Irina dhe Bradley, të ndarë apo në prag të ndarjes?

Lapsi.al 3 June 2019
Irina dhe Bradley, të ndarë apo në prag të ndarjes?

Marrëdhënia mes Bradley Cooper-it dhe Irina Shayk-ut është buzë humnerës.

Kështu po thonë burime të ndryshme për “New York Post”, se Irina dhe Bradley kanë kohë që përpiqen ta  rikthejnë marrëdhënien aty ku ka qenë.

“Asnjëri prej të dyve nuk është i lumtur. Marrëdhënia e tyre po varet prej një fijeje peri.”, shprehen njerëz pranë tyre.

Ata kanë që në 2015-ën bashkë dhe kanë edhe një vajzë dy vjeçe, Lea De Seine-n.

Këtë vit, ata u vunë në qendër të dyshimeve për ndarje për shkak të filmit “A Star is Born”, ku Bradley Cooper luajti krah Lady Gaga-s. Kimia mes të dyve ishte gati- gati e pamohueshme.

Lady Gaga u desh t’i mohonte aludimet e ftuar tek Jimmy Kimmel, ku u shpreh se ishte e gjitha një aktrim dhe se fakti që janë kaq të besueshëm, tregon se janë thjesht, aktorë shumë të mirë.

Sipas burimeve, Bradley dhe Irina nuk janë takuar më që prej performancës aq intime në skenën e Oscars. Pra, nuk është e thënë të jetë faji i saj në rast se Irina dhe Bradley ndahen.

E megjithatë, ende asgjë nuk është e konfirmuar. Për momentin, Irina dhe Bradley janë teorikisht bashkë, përsa kohë nuk kanë njoftuar ende asgjë zyrtarisht.

Të këshilluara

Dua Lipa sërish koncert në Kosovë

Tashmë një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët është në horizont. Konkretisht po flasim për koncertin që ylli i muzikës me famë botërore, Dua Lipa do ...

17:18

Joe dhe Sophie, tashmë të martuar

Këngëtari i grupit ‘Jonas Brothers’, Joe, ishte vëllai i vetëm që ende nuk ishte martuar. Kjo gjë ndryshoi pak kohë më parë, kur ai dhe partnerja e tij prej ...

15:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI