Flash

Maldini pranon ofertën e Milan: drejtori i ri teknik do të sjellë edhe trajnerin e ri

Lapsi.al 3 June 2019
Maldini pranon ofertën e Milan: drejtori i ri teknik do të sjellë

Milan rinis nga... Paolo Maldini. Pasi mori disa ditë kohë për të menduar, ish-kapiteni kuqezi ka vendosur të pranojë propozimin e Gazidis: si drejtor i zhvillimit strategjik i zonës sportive duke mbuluar vendin e lënë bosh nga Leonardo. Maldini ka marrë garanci mbi autonominë e vendimeve e një buxhet në dispozicion, duke marrë me vete teknikun e ri: Marco Giampaolo i përzgjedhur.

Pas lamtumirave të Leonardo e Gattuso, Milan rifillon punën nën shenjën e Paolo Maldini, që do të ketë një rol qendror në organizmin e shoqërisë, vetëm një vit nga rikthimi i tij në klubin kuqezi. Drejtori teknik do të ketë në krah edhe një Drejtor Sportiv – krahu i tij i djathtë - e një bashkëpunëtor i zonës teknike, që do të zgjidhet nga vetë ai, përvec Geoffrey Moncada, përgjegjës për pjesën e scouting.

Angelo Carbone, përgjegjës i aktivitetit bazë, do të gradohet si përgjegjës i sektorit të të rinjve në vend të Mario Beretta. Me zyrtarizimin e detyrës së re, Maldini do të mbyllë me shpejtësi cështjen e trajnerit të ri. Emri ku besohet është ai i Marco Giampaolo, që do ti japë lamtumirën Sampdoria, pas tre vjetësh në pankinën e dorianëve. Giampaolo konsiderohet profile ideal për drejtimin e ri: njohës i mirë i futbollit italian e i mësuar të punojë me të rinjtë. Për të është gati një kontratë tre vjecare prej dy milionë euro në sezon.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI