Flash

Shqipëria me dy sulmues. Balaj “Më shumë mundësi të shënojmë”

Lapsi.al 3 June 2019
Shqipëria me dy sulmues. Balaj “Më shumë mundësi

Kombëtarja është futur tashmë në fazën e fundit të përgatitjeve, përpara dy sfidfave eleminatore të Euro 2020 kundër Islandës e Moldavisë. Në Frankfurt tekniku Edy Reja po i kushton më tepër vëmendje anës taktike, duke e bërë të qartë tashmë shkohet drejt lojës me dy sulmues, gjë që shihet me pozitivitet nga lojtarët e repartit. Bekim Balaj, që gjithnjë e ka ndjerë vetminë në repartin e avancuar, ka bërë llogaritë në këtë këndvështirim: “Prej vitesh Kombëtarja ka luajtur me një sulmues – ka shpjeguar Balaj -. Ka qenë zgjedhje e trajnerëve të mëparshëm. Është hedhur edhe opsioni me dy sulmues dhe është më mirë për cilindo që luan në sulm të ketë një partner. Mundësia për të shënuar do të jetë akoma më e madhe. E rëndësishme është që secili që luan është e sigurt që do të japë më të mirën”.

Me teknikun e ri hierarkitë mund të ndryshojnë dhe kjo është e qartë për të gjithë kuqezinjtë. Vetëm se askush nuk i trembet konkurencës, për të cilën mendojnë se ndihmon grupin të përmirësohet. Balaj tani duhet të ketë të bëjë jo vetëm me Sadikun, por edhe rikhtimin e Cikalleshit, që për shkodranin sjell vetëm një dorë më shumë në skuadër. “Jemi për një interes të përbashkët që Shqipëria të arrijë maksimumin e pikëve, të arrijë fitoren në këtë 2 ndeshje që do të na ndihmonte shumë për ecurinë. Ardhja e lojtarëve si Cikalleshi i bën mirë ekipit dhe ndihmon në arritjen e objektivave”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI