Flash

Asist qeveritar, Napoli sfidon Inter për Lukaku: i sakrifikuari është Hysaj

Lapsi.al 5 June 2019
Asist qeveritar, Napoli sfidon Inter për Lukaku: i sakrifikuari

Romelu Lukaku ndez merkaton italiane. Sulmuesi belg është pranë largimit nga Manchester United në verë dhe prej kohësh është një shënjestër të Inter, me të cilin tratativa është në fazë të avancuar (në javët e kaluara është parë në Milano), por duket se shtatlarti ka një pretendent tjetër, Napolin, që për ta marrë nga Red Devils mund të përdorë si aleat... Qeverinë italiane.

Ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, për operacionin Lukaku duhen të paktën 70 milionë euro (shifër që nuk është shpenzuar kurrë nga De Laurentiis në 15 vjet administrim), por klubi i kaltër dëshiron të shfrytëzojë favoret fiskale të parashikuara nga Dekreti i Rritjes që së shpejti do të aprovohet si ligj nga Qeveria.

Një vendim i tillë lejon favore fiskale për kompanitë italiane që marrin punonjës jashtë e në vecanti ato të Jugut të Italisë, që mund të kursejnë edhe më shumë në rast të punësimit të të huajve, duke paguar vetëm 10% taksë mbi pagesën e lojtarit.

Lukaku kërkon një pagë prej10 milionë euro në sezon, që duke llogaritur taksën 10% arrin në 11: një rast ideal për Napolin, që në rast të ardhjes së sulmuesit belg do të nxirrte në shitje Arkadiusz Milik (që duke qenë prej trevjetësh në Itali del jashtë Dekretit të Rritjes) i cili ka kërkuar rritjen e pagesës në 4,5 milioni (9 me taksa).

Napoli dëshiron të paguajë 70 milionë euro të kërkuara nga Manchester United në katër vjet, duke bërë vlerën e sulmuesit falë shitjes së lojtarëve si mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, Verdi, Ounas, Inglese e Sepe.

Të këshilluara

Granit Xhaka prioritet i gjigantit italian

Inter i Antonio Conte po merr formë, ndoshta jo ende me organikën, por me emrat e merkatos, ku tekniku italian është përqendruar për të krijuar një skuadër soli...

22:42

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI