Flash

Ira publikon fotot nga martesa me Gazin

Lapsi.al 5 June 2019
Ira publikon fotot nga martesa me Gazin

Nga një vajzë shumë e rezervuar, edhe sipas dëshirës së Gazit për të mos bërë publike asgjë nga jeta e tij private, pas dasmës së madhe fotot e bjondinës bukuroshe janë kudo.

Kështu, Ira ka vendosur të bëjë publik profilin e saj në Instagram, ku tashmë ka jo pak por mbi 13 mijë ndjekës.

Sot, ajo postoi në profilin në Instagram disa foto të papublikuara nga një shërbim fotografik për dasmën. Siç nuk do t’i kishim parë kurrë më parë, Ira dhe bashkëshorti Gazmend Paja shfaqen të dashuruar me perëndimin e diellit në sfond.

Ira publikoi edhe një foto vetëm, ku duket një nuse shumë e hijshme me një fustan të bardhë voluminoz, me krahët e tyltë që i lënë supet zbuluar dhe një kurorë lulesh.

Ishte Ira ajo që, në ditën e tyre të dasmës më 1 qershor, publikoi foton e parë si burrë e grua duke shkruajtur:

“Të sapomartuar”.

Të këshilluara

Serena William shkruan emrin në histori

Serena Williams është bërë e para atlete në botë që hyn në listën vjetore të World’s Richest Self-Made Women të Forbes. Lista rendit sipërmarrëset femra më të s...

11:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI