Flash

Joe Jonas flet për ndarjen nga Taylor Swift

Lapsi.al 5 June 2019
Joe Jonas flet për ndarjen nga Taylor Swift

Në vitin 2008, kur Taylor Swift ishte vetëm një adoleshente, foli për ndarjen ‘e turpshme’ nga Joe Jonas në një intervistë me Ellen DeGeneres. Ajo tha se këngëtari ishte ndarë me të nëpërmjet një telefonate 25 sekondëshe. Vite më pas, në po të njëjtin emision, Taylor tha se ky moment ishte nga më të këqinjtë për të, se ishte vetëm një adoleshente dhe nuk duhej të bënte një deklaratë të tillë. Megjithatë, duket se Joe nuk e ka pasur aspak problem, madje është ndjerë mirë. I ftuar në ‘ITV’s Lorraine’, pjesëtari i ‘Jonas Brothers’ tha se u ndje mirë kur dëgjoi Taylor të shprehej. “Është diçka që edhe unë ndihesha keq me veten time kur kam qenë më i ri, por në fund të ditës, e vazhdova jetën. Mendoj se edhe Taylor ka bërë të njëjtën gjë. Kemi qenë shumë të rinj”, ka thënë Joe. Pavarësisht kësaj situate, të dy këngëtarët vazhdojnë të kenë një marrëdhënie miqësore, secili i lumtur me partnerët e tyre.

Të këshilluara

Miranda Kerr nënë për herë të tretë

Modelja Miranda Kerr njoftoi në mars se do bëhej nënë për herë të tretë. Ajo është në pritje të fëmijës së dytë me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. D...

16:56

Top Channel pushon nga puna Kelvi Kadillin

Këtë të mërkurë faqja indeksonline bëri me dije se Kelvi Kadilli është pushuar nga emisioni "Pop Culture" që drejtonte prej më shumë se dy vitesh njëkohësisht d...

15:22

Ira publikon fotot nga martesa me Gazin

Nga një vajzë shumë e rezervuar, edhe sipas dëshirës së Gazit për të mos bërë publike asgjë nga jeta e tij private, pas dasmës së madhe fotot e bjondinës bukuro...

14:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI