Flash

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Lapsi.al 5 June 2019
E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e

Sikurse kishte paralajmëruar gazetari Peter Tide, tabloidi prestigjoz gjerman “Bild” ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdyllajt të grupit kriminal të Shijakut dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakos.

Përpos akuzave për vjedhje dhe blerje votash, përgjimet më poshtë tregojnë qartazi se si grupi i Avdylajve kishin influencë të fusnin edhe njerëzit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

Lapsi.al ka rreshtuar më poshtë të gjashtë audiot e BILD me shpjegimet para.

Kliko këtu për të parë publikimet në BILD  

1. Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon Ivo Docin, drejtorin e ndërmarrjes komunale të Ujësjellësit dhe të Kanalizimeve në qytetin e Durrësit, dhe e pyet atë lidhur me votuesit e opozitës (të Partisë Demokratike), që janë të punësuar në institucionin që Doci drejton, me qëllim që Astriti të vijë dhe “t’i shkundë pak”, në mënyrë që ata të votojnë për Partinë Socialiste, ose në të kundërt të pushohen nga puna. Toni nënshtrues i Docit ndaj bosit të krimit, Astrit Avdylaj, tregon për fuqinë që ky i fundit zotëron dhe për përgjegjësitë që ai ka patur në fushatën e PS-së.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergjim1.mp4"][/video]

2. Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kryebashkiakun e Shijakut për të caktuar një takim me të, me Vangjush Dakon dhe me “Lirin” (Ilir Ndraxhi), një person që grupi kriminal i Avdylajve kërkon që të vendoset si kandidat i PS-së. Takimi mbahet me një synim: finalizimi i marrëveshjes që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së plotë të këtij klani në fushatën elektoralë të PS-së në Durrës.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergjim2.mp4"][/video]

3. Në videon më poshtë dëgjohet kreu i grupit kriminal në Shijak, Astrit Avdylaj që telefonon Arjan Ndraxhin, vëllain e “Lirit”, deputetin e ardhshëm të PS-së.

Siç shpjegon “BILD”, grupi kriminal i Avdylajve i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet kryebashkiakut Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të renditet në listën e kandidatëve për deputet të PS-së në qarkun e Durrësit. Në këtë bisedë, bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit potencial dhe e pyet nëse i vëllai “Liri” ka marrë ndonjë telefonatë “nga lart” për t’u konformuar si kandidat i PS-së. Më tej, Astriti zotohet se ata do të punojnë shumë fort për të surprizuar “të gjatin” (Edi Ramën) me një rezultat pozitiv “10 me 0”.

Disa ditë më pas, Ilir Ndraxhi është konfirmuar si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së tyre në fushatën elektorale të PS-së në qytetin bregdetar. Elton Arbana, kryetar i komunës në Shijak, është përmendur gjithashtu në bisedë si një kandidat për deputet për të cilin grupi i Avdylajve po përpiqet ta fusë në listën e PS-së, por renditja që ata po diskutojnë lidhur me të nuk është shumë e favorshme ( i 10-i ose i 11-i).

Më pas marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk u përfshi në listë, por iu premtua “diçka më e mirë”. Elton Arbana është sot kandidat i PS-së për bashkinë e Shijakut në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergijm-3.mp4"][/video]

4. Në këtë përgjim, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kandidatin e PS-së për bashkinë e Shijakut, Elton Arbanën. Me një ton të zemëruar, Avdylaj telefonon Arbanën dhe i thotë atij se inspektorët e INUK janë duke u vendosur gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po arrinte dot që të komunikonte me “Gjushin” ( Vangjush Dakon) për t’i kërkuar atij që t’i ndalonte, për arsye se kryebashkiaku ndodhej bashkë me kryeministrin Rama për një udhëtim në Zvicër.

Kur Arbana pretendon se ai nuk ka autoritet për arsye sepse është hequr nga detyra në Inspektoriatin e Ndërtimeve, bosi i krimit Avdylaj i kërkon atij që të telefonojë inspektorët për t’i ndaluar dhe për t’i qortuar, përndryshe do ta bënte ai vete. Në fund të telefonatës, Arbana bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt se ai do t’i telefonojë ata dhe do të kujdeset për zgjidhjen e “problemit”.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/pergijm-4.mp4"][/video]

5. Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën.

[video width="1866" height="918" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/dako-avdylaj-audio.mp4"][/video]

6. Në një nga video dëgjohet Astriti duke biseduar me një qytetar, ku në këmbim të votës i ofron edhe pagesë. Edhe pse nuk përmend shumë, ai këmbngul disa herë që të takohen dhe të pinë kafen, çfarë nënkupton ti jap edhe paratë.

[video width="984" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/etfrhrethasjhsgj.mp4"][/video]

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI