Flash

Flet modelja që akuzon Neymarin për përdhunim, 'E kisha ëndërr të flija me të'

Lapsi.al 6 June 2019
Flet modelja që akuzon Neymarin për përdhunim, 'E kisha

Neymar po kalon një nga momentet më të vështira në jetën e tij si edhe në karrierë duke qenë se pak ditë më parë u akuzua nga një modele për përdhunim ndërkohë që mbrëmjen e djeshme u dëmtua sërish dhe humbi Kupën e Amerikës. Vetë Neymar ka hedhur poshtë çdo akuzë duke publikuar foto intime të akuzueses dhe duke pranuar se ishte dëshira e modeles për të shkuar në hotel.

Por ndërkohë që të gjithë po flasin për këtë skandal, ka folur vetë Najila Trindade e cila ka zbardhur edhe të vërtetën e ngjarjes, të paktën siç ajo vetë pretendon. 26-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar deri në Paris për të takuar Neymarin dhe për të kaluar natën me të por ky i fundit e kishte përdhunuar.

“Isha viktimë e një përdhunimi. Jam një person normal që punon, studion dhe një modele dhe stiliste që pëlqen sportin, stërvitjen dhe kërcimin. Erdha në Paris me ëndrrën që të bëja seks me Neymarin por ai ishte agresiv dhe plotësisht ndryshe nga Neymari që kisha njohur në rrjetet sociale.

E pyeta nëse kishte marrë masa mbrojtëse dhe më tha që nuk kishte marrë. Aty i bëra me dije se nuk do të ndodhte asgjë pa masa por ai u bë agresiv dhe nisi të më dhunonte deri sa e mori atë që donte. Është çështje nderi, jam e traumatizuar. Dua që ai të paguajë për atë që më ka bërë”, tha modelja.

Të këshilluara

Isaac i dëshpëruar pas ndarjes nga Dua

Duke dëgjuar muzikë melankolike; Isaac Carew nuk po i mban dot për vete emocionet pas ndarjes nga Dua Lipa. Që dje, Isaac poston në Instagram video ku shpreh...

12:58

Ciara: E kam vuajtur shumë ndarjen

 Ajo u nda nga Future, në 2015 pas thashethemeve të tradhëtisë. E ftuar në “Red Table Talk”, Ciara u shpreh: “Kisha momente kur isha në dush, isha duke qarë...

10:42

Ebru Sahin vjen me projektin e ri filmik

Ebru Sahin duket se po kalon një periudhë të bukur në jetën e saj profesionale. Ebru sapo ka marrë përsipër një rol të ri, ku interpreton në krah të Ismail H...

10:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI