Flash

Video/ Hollanda përmbys Anglinë në ndeshjen e gabimeve: finalja kundër Portugalisë

Lapsi.al 6 June 2019
Video/ Hollanda përmbys Anglinë në ndeshjen e gabimeve: finalja

Hollanda shkon në finale të Ligës së Kombeve duke përmbysur 3-1 Anglinë, në kohën shtesë, në një ndeshje ku ndodh gjithcka. Shumë gabime difensive, që nga ai i De Ligt, kompletuar më pas nga Maguire e Stones, që bëjnë të kapitullojë Pickord në portë e Southgate në pankinë. Të dielën do të jetë finale me Portugalinë.

E të mendosh që gjërat shkuan mirë fillimit për britanikët. Në ndeshjen gjysëmfinale të Final Four për Ligën e Kombeve, Anglia mori avantazhin përballë Hollandës, me një episod të vetëm. Skuadra e Koeman po dominonte fushën, deri kur Mathijs de Ligt gaboi fatalaisht në zonë në kontrollin e topit, duke favorizuar Rashford, ndaj të cilit shkaktoi penallti. Sulmuesi i United nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kaluar kombëtaren e Tre Luanëve në avantazh.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/06/afYawjSrqMZM4Vu2fkZ7_06_59cb9432867139d95745efe9169feef0_video_720p_converted.mp4

Vetëm se De Ligt korigjoi veten, duke ndihmuar Hollandën të barazojë ndeshjen. Qendërmbrojtësi i Ajax, ai që gaboi në penalltinë e Rashford, shënoi me kokë në minutën e 73, duke befasuar Pickford. Zëvendësimet e Koeman dhënë efektin e pritur nga tekniku, që kërkonte me cdo kusht finalen e të dielës me Portugalinë.

https://www.youtube.com/watch?v=4ObVA4SxPzo

Kishte edhe fatin me vete formacioni portikalli, që kaloi nga ferri në parajsë dhe, pas ndërhyrjes së VAR për të ndaluar Lingard të shënonte golin e dytë për Anglinë, në kohën shtesë përmbysi gjithcka me autogolin e minutës së 97 nga Kyle Walker. Në fakt, gjithcka lindi nga një gabim katastrofik i Maguire, me qendërmbrojtësin që humbi topin në zonë, duke favorizuar aksionin e golit të hollandezëve.

https://www.youtube.com/watch?v=RMvKzRscmzM

E për ta bërë edhe më të zezë performancën e prapavijës angleze, Stones dhuron topin e 3-1, me një pasim amatoresk, që lejon më pas Promes të vulosë ndeshjen dhe kualifikimin e një Hollande surprizuese, që duhet të bëjë llogaritë me CR7 dhe Portugalinë vendase, pa harruar që Tulipanët kanë 24 orë më pak pushim në këmbë dhe sfidën e tyre e luajtën me 120 minuta.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI