Flash

Videot / Si doli Rama bllof me mbrojtjen e Dakos

Lapsi.al 6 June 2019
Videot / Si doli Rama bllof me mbrojtjen e Dakos
Një rregull po vërtetohet gjithnjë e më më forcë: sa herë ka ndonjë histori kriminale ku përfshihen edhe njerzit e vet, Edi Rama përpiqet me mish e me shpirt të përhapë alibi të rreme. Këtë bëri me avionët e drogës që i quajti mushkonja, këtë bëri me më shkuarën e Elvis Roshit për të cilin u përbetua se është i pastër, këtë bëri me denoncimin e Zaganit për lidhjet e Tahirit me Habilajt, këtë bëri me Agron Xhafën dhe përgjimet « fallco ». Po me as pa sukses sa edhe me të parët edhe me Vangjush Dakon doli njësoj zbuluar. Lexo më tej: E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve Për më shumë se një muaj kryeministri u nagazhua të tallej me shprehjet « Alo Niçe », i quajti sallatë fjalësh përgjimet e zyrtarëve të prokurorisë dhe gjatë një debati me gazetarë në « Opinion » mbrojti idenë se ato përgjime nuk janë as provë.

Andi Bushati: Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve

Këtë gjë bëri më pas edhe në një konferencë për shtyp në selinë e kryeministrisë ku tha se Dako del vetëm në një përgjim dhe se atu nuk dëgjohet të flasë as për blerje as për shitje votash (video poshte).  Këtë refren e theksoi me këmbëngulje edhe gjatë përballjes në « Open » duke theksuar njeriut i ndodh që të flasë me këdo gjatë një fushate zgjedhore dhe kjo nuk ka pikën e rëndësisë. « edhe mua mund të më ketë ndodhur të kem komunikime të tilla se ne nuk kemi një metal dedektor që të dallojë njerëzit e ndershëm nga kriminelët » u justifikua Rama (video poshte).  [video width="720" height="344" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/rama-open-1-1.mp4"][/video] Por sot pas publikimit të gjashtë përgjimeve të « Bild » të gjitha alibitë e Ramës kanë rënë. Ato tregojnë se Dako me Avdylajt nuk kanë komunikuar vetëm gjatë fushatës por në një përiudhë shumë më të gjatë kohe. Ato tregojnë  provat për grabitjen e zgjedhjeve janë evidente, (Listat e punonjësve të PD në ujësjellës, rezultati 10 me zero, Gjushi që duhet të paguajë votuesit). Ato tregojnë se në atë dosje ka shumë më tepër se një indicie dhe « sallatë fjalësh ». Por edhe këtë herë, Rama e ka humbur rastin për të heshtur. Ai ka dalë bllof njësoj si me hisoritë e gënjeshtrave të mëparshme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI