Flash

Skandali/ Mali i Zi mbetet pa trajner dhe dy lojtarë një orë para ndeshjes me Kosovën, nga presioni i Serbisë

Lapsi.al 7 June 2019
Skandali/ Mali i Zi mbetet pa trajner dhe dy lojtarë një orë para

Tani është zyrtare: trajneri Ljubisa Tumbakovic dhe dy lojtarët me origjinë serbe Mirko Ivanic dhe Filip Stojkoviç nuk do të zbresin në fushë në orn 20.45 kundër Kosovës, në kualifikueset e Euro 2020 për Grupin A. Tekniku ka njoftuar se nuk do të jetë më trajner i Malit të Zi. Shkak i këtij vendimi është presioni i madh i ushtruar nga institucionet sportive dhe shtetërore të Serbisë, që Tumbakovic të mos e udhëhiqte formacionin malazez kundër Kosovës në sfidën që do të luhet në Podgoricë.

Sipas asaj që bën të ditur Sport Blic në Serbi, presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe anëtarët e bordit i kanë kërkuar me ngulm Tumbakovic, që të mos paraqitet në pankinë për dy ndeshjet kundër Kosovës, duke parashikuar edhe atë të kthimit në Prishtinë. Kjo gjë nuk është pranuar nga Tumbakovic, që e ka konsideruar të papranueshme për një trajner profesionist që, "nuk mund ta lërë në baltë ekipin në këtë moment e të kthehet më vonë".

Një situatë kaotike dhe e shëmtuar, që ka bërë, që Tumbakovic dhe dy futbollistët me kombësi serbe të Malit të Zi, që luajnë për Crvena Zvezda, të mos pranojnë të luajnë kundër Kosovës për shkak të presionit të madh nga Beogradi. Në pankinë, në sfidën pa tifozë kundër "Dardanëve" përfaqësuesen e Malit të Zi do ta drejtojë Sasa Jankoviç, asistenti i Tumbakovic.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI