Flash

Gafa e pafalshme e Ilir Metës

Lapsi.al 8 June 2019
Gafa e pafalshme e Ilir Metës

Ilir Meta mund të ketë pasur të gjitha arsyet e botës të ndërmerte aktin radikal që kreu sot: anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Ai mund të ketë vepruar si ish kryetar i LSI. Ai mund të ketë vepruar si simboli i unitetit të kombit. Ai mund të ketë vepruar si garantues i kushtetutës, që prezumon pluralizmin. Ai mund të ketë vepruar si zjarrfikës i konfliktit në prag të shpërthimit.

Lexo me tej:

Presidenti Meta anulon zgjedhjet e 30 qershorit

Por, cilatdo të kenë qenë shtysat e kreut të shtetit, sado të arsyeshme apo racionale, sado të nisura nga motivimi për kompromis, paqe sociale apo integrim europian të kenë qenë ato, vendimi i Presidentit është një akt i pafalshëm.

Ai është i tillë sepse, në thelb, përbën një tentativë për ti shtrirë dorën Edi Ramës. Sepse në gjenezë ai niset nga premisa se i duhet prerë opozitës rruga e nisur për të dalë nga sistemi.

Që kur PD dhe LSI vendosën të djegin mandatet, mospjesmarja e tyre në zgjedhjet e qershorit ishte një etapë e logjikshme dhe e detyrueshme. Të dyja këto vendime radikale, të shoqëruara me protesta herë të dhunshme dhe herë të pafuqishme, ishin e keqja e domosdoshme për të treguar fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Të gjitha së bashku ato tentonin të rikrijonin telajon e Shqipërisë reale, atë të një autarkie ku sundon një njeri i vetëm, i cili vendos edhe për tenderat me letra fallco edhe për lejet e rokaqiejve, edhe për sheshet e qyteteve edhe për gjykatësit e prokurorët, madje edhe se ku do vidhte vota Niçja me Gjushin.  

Synimi i këtij aksioni ishte për ta lënë arkitektin e këtij regjimi, të vetmuar, me tepsi në dorë, në parlamentin ku dialogon me Kujtim Gjuzin dhe në 61 bashkitë që do i kontrollojnë profile kandidatësh si Elton Arbana (i dalë në përgjimet e Bild).

Pra, filozofia e përmbledhur e gjithë kësaj lëvizjeje është: e keqja duhet të shkojë deri në ekstrem, sepse kjo histori, më mirë të ketë një fund të tmershëm, sesa një tmerr pa fund.

Mostra që Edi Rama ka rritur për gjashtë vite, nuk mund të zhbëhet, as me kompromis dhe as me marëveshje politike, ajo ka fituar aq fuqi sa nesër mund të kapë po njësoj, qoftë Bashën edhe qoftë Kryemadhin. Shqiptarët mund të shpëtojnë prej saj vetëm përmes gijotinës.

Pikërisht këtë dinamikë opozitare të nisur prej katër muajsh ndërpreu Ilir Meta me anullimin e dekretit të zgjedhjeve. Ai nuk nuk e lejoi Edi Ramën të identifikohej deri në ekstrem me të keqen. Ai i shtriu dorën për ta mbajtur në lojë dhe për ta rikthyer si faktor në tavolinën e kompromisit.

Në këtë kuptim, cilatdo të kenë qenë argumentet juridike apo arsyet politike të presidentit, akti i tij duhet parë si një pengesë që e keqja të shkonte deri në fund, e për rrjedhojë, që ajo të merrte, më pas, ndëshkimin rrënqethës  që meriton.

Pas tërheqjes së 30 qershorit, këtë skenar nuk e ka më në dorë opozita. Tani shpresa e vetme që ai të ndodhë është paradoksalisht vetë Edi Rama. Le të shpresojmë që në delirin e tij, ai të na shpëtojë, ose duke vazhduar me këmbëngulje drejt votimeve, ose duke duke mbledhur numrat për shkarkimin e presidentit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Fantazitë me tre Erionë të Eneda Tarifës

Shfaqja e një artisti që flet broçkulla teksa i thur lavde një politikani të krimbur nga mashtrimet dhe korrupsioni është pamje e shëmtuar. Në Shqipëri kjo n...

23:03

Lidhja socialiste e fshatit të Hashim Thaçit

Pse Hashim Thaçi me kërcënimet e tij është nisur në rrugën e shndërrimit në barsoletë, ndonëse për fat të keq jo aq të padhimbshme sa ajo malazeze e viteve '60 ...

13:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI