Flash

I dhuruan fitoren Shqipërisë, flasin Ramadani dhe Cikalleshi

Lapsi.al 11 June 2019
I dhuruan fitoren Shqipërisë, flasin Ramadani dhe Cikalleshi

Mesfushori Ylber Ramadan dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi ishin protagonistët e fitores së Shqipërisë ndaj Moldavisë. Dy lojtarët kanë folur pas takimit në "Elbasan Arena".

Ramadani: “Jam shumë i kënaqur, falenderoj stafin dhe bashkëlojtarët si dhe publikën që më ndihmuan të bëjë një ndeshje të mirë. As në ëndërr nuk e kam pritur këtë gol, në debutim me kombëtare. Sot në mëngjes më tha trajneri, a je gati të luaj. I thashë jam gjithmonë gati. U ndjeva shumë mirë. Trajneri më tha luaj si di vetë. Kur të jep liri trajneri është gjithçka jashtëzakonisht e mirë. Shkova për të qarkulluar topin. Pashë hapësirën, thashë pse mos futem, dhe u bë gol. Merkato? Së pari do shkoj në pushime, më pas është menaxheri im që do vendosë.”

 

Cikalleshi: "Jam shumë i lumtur që shënova dhe arritëm të fitonim. E dinim që do ishte e vështirë deri sa të gjenim golin e parë. Kthimi i Roshit ishte potent, siç ishte dhe shpërthimi në krahë. Bëri kthimin më të mirë. Më ndihmoi edhe mua të shënoja. Me Uzunin ishte hera e parë që luaja, me Balajn kam vite që luaj. Ndihem shumë mirë me Balajn. Edhe në Islandë bëmë ndeshje shumë të mirë. Ndihem mirë me të dy, me thënë të drejtën. Ato i vendos trajneri. Rëndësi ka fitorja dhe që funksionoi ekipi. Ndihem shumë më mirë në majën e sulmit. Duke qenë më afër portës, kam mundësi të godas dhe të jem më afër golin. Që të funksionojë ekipi duhet të funksionojnë të gjithë hallkat. Ndaj edhe gëzimi ishte i madh”.

 

Të këshilluara

Napoli, De Laurentiis: "Nuk e blej Icardin"

Sesioni i merkatos së futbollit sapo është hapur, por për Mauro Icardi vjen goditja e parë, me konfirmimin e dhënë në mesazhin e Aurelio De Laurentiis: "Unë nuk...

16:14

Roma, zyrtare: “Zorro” trajneri i ri

Roma ka zyrtarisht tashmë një trajner të ri: shoqëria verdhekuqe ka komunikuar akordin dhe firmën me Paulo Fonseca për dy sezonet e ardhshme. Në kontratën e fir...

12:38

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI