Flash

Khloe i mori të dashurin, flet modelja: Më komplikuan shtatzëninë

Lapsi.al 11 June 2019
Khloe i mori të dashurin, flet modelja: Më komplikuan

Skandali i tradhëtisë ndaj Khloe Kardashian nga ndjekësit gjithnjë ka pasur dhe një tjetër shpjegim: karma. Kjo sepse dikur, ishte Khloe ajo që u lidh me Tristan Thompson, ndërkohë që ai kishte një të dashur që priste fëmijën e tij. Dhe ndonëse ish e dashura e Thompson,Jordan Craig, nuk ka folur asnjëherë publikisht për këtë çështje, “Radar Online” ka mundur të sigurojë dokumentet e gjyqit ku ajo ka dëshmuar mbi ngjarjen.

Modelja ka rrëfyer dhe për periudhën post-tradhëtisë që për të ishte shumë e vështirë për shkak të vëmendjes mediatike, pasi lidhja e re e Tristan u bë virale. “Çdo ditë artikuj publikoheshin kudo në botë duke tallur realitetin tim të ri të pafat dhe shtatzënia ime u bë një ndër titujt më të njohur të showbizit për shkak të vajzës me të cilën Tristan po dilte publikisht tashmë, dhe pse unë isha shtatzënë.Kjo solli një sasi të paimagjinueshme vëmendjeje negative të cilën nuk e doja, gjithashtu dhe stres në jetën time të re dhe fatkeqësisht në shtatzëninë time. Mjekja më urdhëroi të qëndroja në shtrat për shkak të nivelit të lartë të stresit që më shkaktoi komplikacione serioze të shtatzënisë.”

Të këshilluara

Olivia Culpo, vajza perfekte sipas ekspertëve

Olivia Culpo është shpallur gruaja më e bukur në botë nga Revista ndërkombëtare “Maxim”. Olivia uhet të jetë e njohur dhe për shumicën e njerëzve pasi në vit...

18:26

Rita Ora ndan një tjetër sukses me fansat

Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare. Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja e katërt më e klikuar e vitit 2018, ndërsa dy këngë të saj...

17:56

Johnny Depp: Vdekja nuk më tremb sepse...

Janë të pakta situatat kur aktori Johnny Depp duket i qetë. Një prej këtyre momenteve e ka jetuar gjatë xhirimeve të filmit të ri “Mirupafshim profesor”, i cili...

15:21

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI