Flash

Meta tregon telefonatën me Bashën dhe drekën me Ramën para anulimit të zgjedhjeve

Lapsi.al 11 June 2019
Meta tregon telefonatën me Bashën dhe drekën me Ramën para

"Lulzim Bashën e kam telefonuar pak minuta para mitingut të ditës së shtunë për ti kërkuar parandalimin e dhunës, por edhe për ta informuar se do të anulloja 30 qershorin si datë e zgjedhjeve lokale. Basha e ka marrë vesh vendimin në 7:20, përmes një telefonate zyrtare, e cila është e regjistruar.

Presidenti ka treguar gjatë konferencës së sotme për shtyp, pas pyetjes së një gazetareje, se nuk ka qenë i ndikuar nga interesat e opozitës kur ka marë këtë vendim. Ai ka rrefyer gjithëashtu se këtë gjë ia ka lënë të kuptohet edhe Ramës gjatë një dreke në Pallatin e Brigatave.

"Por disa ditë më pas Rama tregoi në një intervistë se nuk tërhiqet nga 30 qershori kështu që unë nuk e quajta më të nevojshme ta informoj tha Meta. Ai pohoi se i ka dështuar edhe një tentativë për të informuar Kreun e Kuvendit, Ruçi për këtë vendim sepse ai nuk gjendej në Tiranë.

Gjatë konferencës kreu i shtetit është munduar të mbajë një qëndrim të barazlarguar mes palëve. Ai ka etiketuar si estremist edhe qëndrimin e Ramës për të mos u tërhequr nga 30 qershori edhe qëndrimin e Bashës se ai nuk ulet në tryezë me Ramën si kryeministër.

Por megjithëse Ai i ka lënë më shumë përgjegjësi Ramës pasi ai mban postin e kryeministrit dhe duhet të mbajë më tepër peshë, ai nuk ka pranuar ta quajë këtë vendim një përpjekje për të mbështetur PD apo ish partinë e vet të ia ka lënë trashëgim bashkëshortes.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI