Flash

Roma, zyrtare: “Zorro” trajneri i ri

Lapsi.al 11 June 2019
Roma, zyrtare: “Zorro” trajneri i ri
Roma ka zyrtarisht tashmë një trajner të ri: shoqëria verdhekuqe ka komunikuar akordin dhe firmën me Paulo Fonseca për dy sezonet e ardhshme. Në kontratën e firmosur nga portugezi ka edhe një opsion rinovimi për vitin e tretë. "Jam entuziast dhe i motivuar, besoj që së bashku mund të ndërtojmë dicka speciale" ka deklaruar ish- Porto e Shakhtar Donetsk ndërsa presidenti Pallotta i ka uruar mirëseardhjen: "I ri por ambicjoz e me mentalitet fituesi". Nuk janë bërë publike shifrat por Roma ka paguar rreth 2 milionë euro për Shakhtar për të liruar teknikun, që do të fitojë 2,5 milionë në vit. Fonseca, 46 vjec, vjen nga një eksperiencë në Ukrainë që i ka dhuruar 7 trofe (3 kampionate, 3 kupa të Ukrainës e një Superkupë të Ukrainës), që i shtohen Superkupës së Portugalisë fituar me Porto e Kupës së Portugalisë fituar në pankinën e Braga. "Jam shumë i lumtur që jam zgjedhur si trajneri i ri i Roma – kanë qenë fjalët e para të portugezit në faqen zyrtare të verdhekuqve – dëshiroj të falenderoj klubin për mundësinë. Jam i motivuar e mezi pres të transferohem në kryeqytet për të takuar tifozët e të nis nga puna". Pallotta beson kështu në "idenë e futbiollit kurajoz e ofensiv që mund ti entuziazmojë tifozët tanë" të Fonseca e zbulon që "nga hera e parë që kanë folur ka shprehur menjëherë dëshirën të vijë tek Roma dhe entuziazmi i tij për të pranuar një sfidë të re, lidhet me dëshirën për ti bërë tifozët të ndihen krenarë".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI