Flash

De Ligt firmos me PSG, Raiola: "Fake news"

Lapsi.al 12 June 2019
De Ligt firmos me PSG, Raiola: "Fake news"

"Ky është shembulli klasik i fake news". Mino Raiola likuidon kështu lajmin më të rëndësishëm të ditës, ku flitej për një taktim të tij me drejtuesit e Paris Saint Germain për të përfunduar transferimin e kapitenit të Ajax, Matthijs de Ligt, tek PSG. Lajmi u publikua nga një gazetar francez, që postoi në rrjetet sociale një foto bashkë me prokuratorin në një bar të kryeqytetit francez. "Më kërkoi të bënim një foto, por as nuk e di kush është ai zotëri, nuk kam folur kurrë me të - ka qartësuar Raiola për agjensinë ANSA -. Eshtë një fake news".

Vetëm pak orë më parë u përfol se Psg ishte futur me forcë në garën për të marrë mbrojtësin e Ajax, duke bërë sprintin deciziv për të mundur konkurencën e Barcelonës e Juventus për të siguruar një nga talentet më të kërkuar të Europës. Sipas fjalëve Mino Raiola, agjenti i lojtarit, fluturoi në Paris për të biseduar me drejtorin sportiv të Psg e për të mbyllur me shpejtësi akordin, ndërsa për të firmosur me De Ligt në Paris pritej vetëm ardhja e Leonardo, që është kthyer në Francë pas lamtumirës nga Milan.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI